Vilma Masha e cilësoi të lezetshmendeshjen finale të “Conference League”, por thotë se emocionet nuk kanë të krahasuar me ndeshjet e Kombëtares. Gjatë intervistës në “Wake Up”, teksa po fliste për incidentet në punë, Vilma veçoi një me futbollistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, emrin e të cilin nuk preferoi ta zbulonte.
“Kur u kualifikuam në Europian u bë nami u mbush sheshi plot. Dhe erdhën futbollistët e Kombëtares dhe njëri prej tyre më tha ‘Më jep mikrofonin se do them diçka’ dhe e hodhi në tokë. Sot i them ‘Ti je idiot, si e hodhe mikrofonin ashtu’. Atëherë po i thoja ‘Bën 2 mijë euro mikrofoni’. Çmenduri domethënë. Por, kanë lezetin e vet”, u shpreh Vilma.







