Mbrëmja finale e festivalit të ‘Eurovizion’ u shoqërua me një incident të papritur nga një reper gjatë performancës së përfaqësueses së Britanisë të Madhe. Dr ACactivism, sulmoi këngëtare Surie, teksa ajo ishte duke performuar këngën e saj. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Britani, Surie foli për incidentin dhe tregoi për herë të parë pasojat fizike të tij. Këngëtarja zbuloi se ka pësuar një dëmtim një shpatull për shkak të tërheqjes nga sulmuesi si dhe ka pësuar disa gërvishtje dhe të nxira në duar. Pavarësisht këtij incidenti këngëtarja arriti t’ja dalë me profesionalizëm të përfundojë performancën edhe pse shprehet se është e mërzitur që zuri vendin e 24. /revistawho.com