George Clooney ka treguar disa detaje shumë të këndshme në intervistën e tij të fundit për ‘AARP The Magazine’. 59-vjeçari ka zbuluar se është fanatik i dërgimit të letrave. Përveçse ruan në kornizë disa letra të vjetra të shkëmbyera mes miqsh, ai vazhdon t’i shkruajë bashkëshortes së tij, Amal Clooney letra çdo ditë. Ritual që e ka ndjekur edhe në karantinë. Aktori ka rrëfyer se të dy shkëmbejnë letra dhe ndihen shumë të lumtur për këtë fakt, pasi ato kanë një domethënie të veçantë.
“Unë ja vendos në tavolinë, ajo poshtë jastëkut. Për mua letrat kanë shumë rëndësi sepse mendoj që një person ka marrë mundimin të ulet dhe ta shkruajë vet”, rrëfeu ai.
Nga ana tjetër George ka treguar pse ua vuri fëmijëve emrat Ella dhe Alexander. “Ata kanë mjaft vështirësi që në momentin që kanë lindur si fëmijët e dy prindërve të famshëm. Shumë të tillë kanë vrarë veten nga presioni i famës. Unë doja që të paktën këtë detaj që e kam në kontroll ta bëj sa më të lehtë për ta”, tregon aktori.
Por detaji që vërtetë na bëri të mbetemi gojë hapur ishte ai i aksidentit që Clooney e kujton si momentin më të tmerrshëm në jetë. “U përplasa me motorr, por askush nuk u afrua të më ndihmonte. Të gjithë nxorrën celularët dhe po më filmonin në momentin më të tmerrshëm të jetës. Si ka mundësi që njerëzit janë bërë kështu. Njerëzit po vdesin nga përplasjet me makina që ju vijnë përballë. Po jetojmë në një botë ku të gjithë përpiqen të bëjnë si të rëndësishëm, por realiteti është: Mos përdorni telefonin”, e mbyll fjalën ai./revistawho.com