Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA / Eralda Hitaj: Pse u tërhoqa nga ekrani, jeta e re në Gjermani…

22/01/2017
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
INTERVISTA / Eralda Hitaj: Pse u tërhoqa nga ekrani, jeta e re në Gjermani…

Sot kemi fatin të kemi në revistawho.com, një nga vajzat më të bukura të historisë së ekranit shqiptar. E dimë që na jepni të drejtë për Eralda Hitajn! E krahasuar shpesh me femrat më të bukura të planetit, ajo e nisi rrugëtimin e saj në ekran si imazh publicitar në “Top Channel” për t’u bërë më vonë edhe prezantuese në këtë televizion. Por këtë rrugëtim e preu në mes, me vetëdije dhe dëshirë të plotë. Besojmë e keni vënë re se prej kohësh nuk e shohim më Eraldën në televizion. Ky vendim i saj erdhi për dy dashuri dhe një dëshirë. Ajo u largua jashtë Shqipërisë për të qenë pranë Andit, bashkëshortit të saj futbollist, si dhe për të jetuar në një vend me shumë më tepër mundësi për Amarin, djalin e saj. Sakaq vetë modelja kishte dëshirë të bënte një pauzë. Te gjithë këto i realizoi dhe sot ka një jetë të re e shumë të lumtur. Se si është ajo dhe se kur do të rikthehet në ekranet tona, ju ftojmë ta zbuloni në rreshtat e rrëfimit ekskluziv të bukuroshes shqiptare për revistawho.com.





Era ku ke humbur, me çfarë po merresh tani?

Nuk e dija që kisha humbur (qesh). Momentalisht jam shpërngulur jashtë Shqipërisë dhe po punoj për një kompani, e cila në qendër të saj ka rehabilitimin, ndihmën dhe hapjen e mundësive për fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë. Një nga programet e shumta që ka kjo kompani lidhet edhe me artin, kulturën dhe argëtimin, pjesë në të cilën unë e kam gjetur veten shumë mirë, duke qenë se lidhet edhe me studimet e mia dhe me karrierën e mëparshme .


Pse je larguar nga Shqipëria?

Arsyeja e parë ka qenë për t’iu bashkuar bashkëshortit tim, i cili ishte zhvendosuar disa muaj para meje në Gjermani. Arsyeja e dytë ishte edhe nevoja ime e brendshme për një periudhë pauze. Do të isha gjithashtu hipokrite nëse do të mohoja se edhe e ardhmja e djalit ishte një arsye mjaft e madhe për këtë vendim. Me keqardhje e them ndoshta, por mundësite që i ofrohen këtu janë më të shumta.

Vendimi për t’u tërhequr nga ekrani dhe modelingu pas lindjes së djalit, ishte i dëshiruar prej teje, apo i kushtëzuar nga rrethanat?

Të them të drejtën tërheqja ime nuk ka pasur fare të bëjë me lindjen e djalit. Unë jam rikthyer në punë pas lindjes së tij dhe kam vendosur të tërhiqem më vonë. Nuk ka pasur fare të bëjë me këtë dhe është diçka që nuk më ka kushtëzuar asnjëherë. Arsyeja e tërheqjes sime ka qenë tërësisht e dëshiruar prej meje dhe totalisht personale. E thënë shkurt unë nuk po arrija të merrja më atë që doja dhe vendosa të bëj një pauzë për të rivlerësuar situatën.

Të mungojnë dritat e skenës? Për çfarë të merr më shumë malli?

Nuk di realisht si t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Sepse pa dashur të tregohem pa takt do të thoja: Jo, nuk është se më mungojnë! Ndonëse ka aspekte të profesionit tim që më mungojnë, sepse në fund të fundit është ajo çka kam dashur të bëj dhe kam bërë. Ajo për çka më merr më shumë malli tani është e gjithë energjia dhe entuziazmi që karakterizon lindjen e një projekti të ri e deri në finalizimin e tij.

395307_327053710640780_1450540902_n[1]

E ndjek televizionim shqiptar sot, në vend të cilës kolegeje do doje të ishe? Një program, një format të preferuar?

E ndjek, me aq sa kam mundësi dhe kohë. Gjithmonë me shumë kënaqësi, sidomos kur bëhet fjalë për ish-kolege, por nuk besoj se do të doja të isha në vend të dikujt.

Vazhdon të flasësh me koleget e medias, me cilën prej tyre ke mbetur mikeshë?

Të them të drejtën këtu ndihem pak në faj… Sepse gjithnjë kam qenë një natyrë e rezervuar dhe pak e tërhequr, gjë që e penalizon pak edhe ruajtjen e marrëdhënieve. Kam respekt dhe vlerësim për shumë prej tyre, edhe pse ndoshta nuk komunikoj shpesh.

Na trego pak ditën e Erës këto kohë?

Dita ime është një ditë krejtësisht e zakonshme e ndarë mes punës dhe familjes. Në mëngjes jam në punë dhe më pas pjesa tjetër e ditës i dedikohet totalisht familjes dhe djalit.

Sa vjeç shkoi djali? Kujt i ngjan ai?

Amari është 3-vjeç tashmë, është një fëmijë shumë i gjallë (pjesë kjo e trashëguar nga babi). Do të thoja që fizikisht e kam pak të veshtirë ta përcaktoj kujt i ngjan, por ndoshta pak më shumë nga babi.

Çfarë dëshiron mami Era për të?

Ahhh çfarë dëshiron çdo nënë për fëmijët e saj! Është normale që prindërit të thurin ëndrra dhe të kenë pretendime të larta për fëmijët e tyre, por realisht e rëndësishme është që ai të rritet i shëndetshëm dhe i lumtur.

eraa00001

Ai do bëhet futbollist si babi, apo prezantues si mami?

Nuk e di ndoshta të dyja, ndoshta asnjërën, ndoshta model si mami në fillimet e saj. E rëndësishme është që çfarëdo që të zgjedhë të bëjë do të jetë zgjedhja e tij dhe do të ketë mbështetjen tonë të plotë.

Do ketë ai një motër apo vëlla?

Mendojmë që ndoshta dhe të dyja, ku i dihet…

Ndërkohë si është marrëdhënia jote me partnerin pas lindjes së djalit? A të ndihmon ai në mirërritjen e tij?

Marrëdhënia jonë ka qenë gjithnjë shumë e fortë dhe e bazuar në një komunikim shumë të mirë. Sigurisht Andi ka qenë që në fillim një ndihmë dhe një mbështetje shumë e madhe, jo vetëm përsa i përket djalit, por edhe shtëpisë apo punës gjithashtu.

Do rikthehesh ndonjëherë në media?

Nuk e di, ndoshta. Nuk para bëj plane kështu që nuk mund të jap një përgjigje të saktë po ose jo. /revistawho.com

Tags: Eralda Hitaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
LIVE/ Lorik Cana i thotë vëllezërve Xhaka “I love u”, gruaja e tij bëhet xheloze

LIVE/ Lorik Cana i thotë vëllezërve Xhaka "I love u", gruaja e tij bëhet xheloze








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera