Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell! 19/02/2026
Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate 19/02/2026
“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha 19/02/2026
“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm… 19/02/2026
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit! 19/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA/ Ervini shtang me deklaratën e dhënë, ja çfarë thotë për Sidritën

27/05/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
INTERVISTA/ Ervini shtang me deklaratën e dhënë, ja çfarë thotë për Sidritën

Për modelin 28-vjeçar, Ervin Zyfi, “Big Brother 9” ishte një eksperiencë shumë e bukur, por që e la pas me angazhimet e tij personale. Në shtëpinë ku çdo dimension të jetës e jetoi me dinamizëm, duke filluar nga romanca me Sidritën deri te sherri me Damianon, Ervini ka provuar në ekran një nga rolet e jetës para se t’i hyjë botës së kinemasë, që është ambicia e tij.





Bruni shtatlartë, që e kemi parë në klipe muzikore apo sfilita mode, rrëfen marrëdhënien e re në distancë me Sidritën tani që nuk janë më të dashur.Ervin-18193121_102091386701

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother 9”, si ka vazhduar jeta jote. Ke marrë ndonjë ofertë si model apo ndoshta në politikë?


Politika nuk më intereson. Sa për model kam qenë dhe mendoj se tani duhet të shikoj ndonjë gjë tjetër për veten, pasi ka djem të rinj që dalin përditë, ndaj ua kam lënë atyre stafetën.

Konflikti me Damiano Agalliun ishte ai që nxehu pak gjakrat brenda shtëpisë. Pas daljes së tij nga loja, çfarë mund t’i thuash në sy nëse përballeni?

I kam lënë të gjitha brenda lojës. Nuk mendoj se më ka ngelur gjë pa i thënë. Tashmë ka mbaruar.

Brenda në shtëpi ishit çift me Sidritën. A vazhdon romanca juaj jashtë kamerave dhe si është të ruash një marrëdhënie dashurie në distancë?

Me Sidritën kemi një marrëdhënie të mirë shoqërore. Nuk kemi plane.

Si do ta komentoje Sidritën tani që loja ka përfunduar? Bëni plane bashkë për të ardhmen, qoftë edhe për nisjen e një bashkëjetese meqë jeni larg?

Sidrita është një vajzë shumë e mirë. Planet në të ardhmen i flasim si shokë, por secili në aspektin personal.

Me sa keni folur, do të vazhdojë ajo të jetë pranë modës dhe televizionit?

Sidrita ka një punë që e lidh me jetën e modës, por ambiciet e saj nuk mund t’i shpjegoj unë.

Ke interes apo kuriozitet ta ndjekësh “Big Brother” tani që s’je pjesë e lojës dhe cilët do të veçoje si çiftet më të forta?

Nuk kam kohën e mjaftueshme për ta ndjekur “Big Brother”, sepse koha që kalova aty brenda më la pas me punët e mia personale. Olsi me Fioren më duken më të fortët.

Në shtëpi krijove aleancë me Olsin. A vazhdon ta mbështesësh tani dhe a është ai personi që duhet ta fitojë lojën?

Nuk ishim aleatë, thjesht mirëkuptoheshim dhe krijuam shoqëri. Normale që dëshiroj ta fitojë Olsi “Big Brother”-in.

Po nga vajzat, cila të duket më dinamike në lojë dhe që mund të fitojë edhe pa nevojën e partnerit në krah?

Për mua, Fiorentina ka moshën dhe pjekurinë e duhur për ta menaxhuar situatën edhe vetëm.

Të ishe pjesë e “Big Brother” ishte një eksperiencë e mirë, apo një eksperiencë e keqe?

Patjetër që ishte një eksperiencë shumë e mirë.

Pasi nuk fitove dot 100 milionë, cili është plani yt numër dy për të fituar milionat në një tjetër mënyrë?

Nuk ishin qëllimi im kryesor 100 milionët, por nëse do të fitoja, patjetër që do të më lumturonte./ Panorama

Tags: ervini sidrita
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
Ngjyrat më të kërkuara për flokët këtë pranverë-verë

Ngjyrat më të kërkuara për flokët këtë pranverë-verë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera