Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK!  11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet! 11/12/2025
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA / Flet Katerina, vajza e “Falco”: Si u bëra pjesë e televizionit, në të ardhmen do jem arkitekte

20/02/2018
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
INTERVISTA / Flet Katerina, vajza e “Falco”: Si u bëra pjesë e televizionit, në të ardhmen do jem arkitekte

Shumë vajza magjepsen nga magjia që të ofron televizioni, aq më tepër kur janë pjesë e botës së modës të cilën e përdorin si trampolinë për t’u bërë pjesë e ekranit të vogël. I tillë është edhe rasti i Katerinës, studentes së arkitekturës që prej pesë vitesh merret me modeling dhe së fundmi prezanton një program në “Vizion Plus”.  Katerina Sheno, 19-vjeçarja e cila ka marrë përsipër të prezantojë ”Falco”, program me një format aspak të zakonshëm, ka treguar për “Revistawho.com” si u bë pjesë e këtij emisioni, karrierën si modele, të ardhmen në televizion, pagesa dhe planet për vazhdimësinë.





Si u bëre pjesë e emisionit “Falco” në “Vizion Plus”?
Më kontaktuan në “Instagram” kur isha në Itali dhe më thanë se duhej një prezantuese e re në “Vizion Plus” për një program të ri. Nuk e prisja por mendova ta provoj njëherë. Më pas më caktuan një ditë ku duhej të prezantohesha më një pjesë të vogël dhe ditën tjetër më konfirmuan. Nuk e besova në fillim, derisa më dërguan skenarin e parë.


A e ke shkarkuar ti “Falco-n” në celularin tënd?

Po, sigurisht që e kam shkarkuar.

A ke fituar ndonjëherë prej tij?

Po, kam fituar por më shumë kam kapur ofertat.

A do bëheshe pjesë e sfidave të “Falco” në qoftë se do të jepej mundësia?

Poo, do më pëlqente shumë.

Përfshirja në televizion ka qenë dëshirë e hershme e jotja apo vendim i momentit?

E dija që modelingu do më hapte rrugën në botën e televizionit,por jo kaq shpejt. Gjithmonë më ka pëlqyer të jem prezantuese e një programi të veçantë dhe jam shumë me fat që jam një “Falco Girl”! Kush nuk do donte të ishte!

Cilat janë prezantueset që pëlqen më shumë në ekranin shqiptar, ke ndonjë model që do ta ndjekësh?

Të them të drejtën nuk e konsumoj shumë botën e televizionit dhe nuk kam shumë njohuri për moderatoret shqiptare. Pak më vonë ndoshta do e zbuloj.

A paguhet mirë një prezantuese e re?

Për momentin jam e kënaqur.

Cilat janë planet e tua për të ardhmen? E sheh veten në televizion apo jashtë tij?

Asnjëherë nuk bëj plane për të ardhmen, por më shumë e shoh veten një arkitekte.

Ti je modele, sa vite ke që merresh me modeling? E sheh atë si profesionin tënd të ardhshëm?

Jam modele prej 5 vitesh, më pëlqen shumë puna që bëj, por nuk e shikoj si profesionin tim të ardhshëm. Do e vazhdoj për hobi.

Ke studiuar në një kolegj privat, të njohur për rregullat strikte në sjelljen e studentëve. Si arrinte një modele dhe vajzë televizioni si ti, të përshtatej me keto rregulla?

Në fakt nuk e kam patur të vështirë të përshtatem sepse shkollës i kam kushtuar gjithmonë rëndësi dhe jam munduar të qëndroj brenda rregullave. Po ashtu stafi i kolegjit më ka qëndruar gjithmonë afër kur kam patur nevojë, madje dhe më kanë mbështetur shumë të gjithë për rrugën që kisha zgjedhur. Ndihesha shumë rehat dhe tani që po e mendoj më ka marrë malli shumë për kolegjin.

Si është një ditë e zakonshme e jotja?

Një ditë e zakonshmja e imja është pothuajse e ngarkuar, pasi pjesën më të madhe të ditës e kaloj në shkollë. Merrem me detyrat, maketet, projektet. Shumicën e rasteve ushqehem në shkollë dhe në shtëpi bëj vetëm gjumin e drekës, pastaj merrem me pjesën tjetër të detyrave. Fundjavën mezi e pres pasi më pëlqen të zgjohem vonë dhe kohën e lirë mundohem t’ja kushtoj përkujdesit për veten dhe të dal me njerëzit e dashur.

Na përmend pesë gjëra që nuk i dimë për ty.

Nuk kam shkuar asnjëherë në kopësht. I dashuroj çokollatat (ëmbëlsirat) dhe lulet. Nuk mbaj asnjëherë dietë. Kini kujdes se jam shofere e re Një dëshirë e imja është të marrë pjesë në një film./revistawho.com/Rudina Laka

Tags: falcoKaterinaPrezantuese
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Një ‘bloggere’ në moshë të re, por e suksesshme si Anxhelina: Vështirësia më e madhe? Kur njerëzit më shohin çuditshëm

Një 'bloggere' në moshë të re, por e suksesshme si Anxhelina: Vështirësia më e madhe? Kur njerëzit më shohin çuditshëm








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera