Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA/ Flet Noçja: Ju tregoj për rikthimin tim në “Big Brother” dhe për të dashurin e ri

11/03/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
INTERVISTA/ Flet Noçja: Ju tregoj për rikthimin tim në “Big Brother” dhe për të dashurin e ri

Njihet si një vajzë e hapur, pa shumë tabu, madje këtë e ka treguar rreth 10 vjet më parë, kur shoqëria shqiptare ishte mjaft paragjykuese. Najada Konomi ose, siç e kujtojnë të gjithë, Noçja e “Big Brother” gjatë këtyre ditëve është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve, ndërsa është diskutuar si një nga personazhet që do të rikthehet në këtë realityshow, sigurisht jo si konkurrente. Edhe pse u përfol se Noçja do të jetë në rolin e opinionistes, deri tani asgjë nuk është vendosur me saktësi. Por çfarë thotë Noçja për këtë rikthim? “Është nostalgji! Është një eksperiencë e bukur, e tillë ka qenë koha që kam qëndruar në “Big Brother””, rrëfen Najada për “Bluetooth”. E diskutuar shpesh për jetën e saj private, ish-banorja e “Big Brother” na zbulon se ka nisur një romancë të re dashurie, me një djalosh që i mbush hera-herës shtëpinë me lule e dhurata. “Xheloze” për shqiponjën që ka në gjoks, vajza nga Fieri ka vendosur këtë herë të bëj një tatuazh të ri, që po lakohet edhe më shumë se sa shqiponja e saj epike. “Janë dy portretet e mia në dy gjendje shpirtërore”, tregon ajo.

I ke ekspozuar pikturat e tua në disa qytete, apo më mirë të themi në trojet shqiptare. Çfarë tregon Najada me pikturat e saj?

Simboli kryesor në pikturat e mia është femra, jo rastësisht vjen ajo si simbol i vazhdimësisë dhe jetës. Zakonisht pikturat e mia janë ekspresive, kanë impuls dhe potencën e asaj që unë ndjej dhe punoj për momentin. Jam e dhënë pas abstraktes dhe modernes. Zakonisht ngjyrat e mia janë potente, mbizotëron e kuqja, bluja dhe e verdha. Përpiqem të tregoj anën time artistike, atë që më kalon në gjak, tek artdashësit.

Cili ka qenë reagimi i publikut për pikturat e tua?

Reagimi është mjaft pozitiv dhe kjo më gëzon e më jep frymëzim për të punuar gjëra të reja.

Tatuazhet janë një tjetër pasion i yti…

Po, është e vërtetë. Unë i adhuroj tatuazhet, i kam pasion.

Do guxim të madh të mbulosh gjithë trupin me tatuazhe. I fundit ka mbuluar të gjithë shpinën tënde dhe është fytyra jote në dy gjendje emocionale. Pse kjo zgjedhje?

Siç e thatë dhe ju, janë dy portretet e mia në dy gjendje shpirtërore. Në fakt, vendosa të bëj diçka të tillë pas një bisede me tatuatorin tim, Tonin.

Je e dashuruar me veten që vendose ta mbash fytyrën tënde gjithë jetën në trup?

Po. Jam e dashuruar me veten. Duket pak ekstreme, por kështu jam. E pranoj që e vlerësoj dhe e dua çdo gjë timen, ndaj bëra dhe këtë zgjedhje.

Ditët e fundit u fol që je fejuar. Është e vërtetë?

Jo, nuk jam fejuar.

Atëherë kush është mashkulli që të mbush me dhurata?

Preferoj ta mbaj për vete (qesh).

Njihet ai në publik? Merret me biznes, art, apo…?

Është një lidhje e re, por nuk dua të flas për këtë.

Noçja rikthehet në “Big Brother”, është lajmi që ka pasur shumë interes këto ditë. Ke biseduar me stafin për rolin që do të kesh gjatë këtij edicioni?

Preferoj që çdo gjë të mbetet surprizë. Mungojnë pak ditë nga nisja e “Big Brother”, ndaj nuk do të prisni shumë gjatë për ta zbuluar.

Çfarë ndjesie të shkakton mendimi i rikthimit në “Big Brother”?

Nostalgji! Është një eksperiencë e bukur, e tillë ka qenë koha që kam qëndruar në “Big Brother”./ gsh.al

 






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
FOTO/ Fundjava e veçantë e Rita Orës, ja çfarë festohet në familjen e saj

FOTO/ Fundjava e veçantë e Rita Orës, ja çfarë festohet në familjen e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera