Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA/ Floriana Garo flet për jetën private: Ja si u ndjeva kur mora vesh që Tedi u bë baba

28/09/2016
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
INTERVISTA/ Floriana Garo flet për jetën private: Ja si u ndjeva kur mora vesh që Tedi u bë baba

Vjeshta e re televizive për Floriana Garon është një itinerar udhëtimesh në destinacione të ëndërruara apo edhe aty ku mbretëron skamja. Përballë personazheve në kufinj të mbijetesës, apo investitorëve të Dubait që ushqehen me “lugë floriri”, ajo gjen personazhin e duhur në kohën dhe vendin e duhur për “Jo vetëm modë”. Në klubin e moderatorëve kryesorë të “Tv Klan”, Floriana është prezantuesja klasike e të dielave të pushimit. Por si janë ditët e saj mes njerëzve të veçantë, udhëtimeve afër dhe larg apo jeta private, i rrëfen për gazetën “Panorama”…





Si janë marrëdhëniet e tua me secilin prej moderatorëve të “Klanit”?

Unë nuk mendoj aspak për konkurrencën, aq më tepër mes drejtuesve në televizionin ku unë punoj. Sa më shumë audiencë të ketë gjithsecili, aq më e kënaqur jam, sepse do të thotë që televizioni është më i shikuari. Kur mundem, i ndjek me kënaqësi të gjitha programet e TV “Klan” dhe ndihem e lumtur dhe me fat që punoj atje. Marrëdhëniet e mia me drejtuesit e tjerë të programeve janë korrekte dhe plot respekt.


Destinacionet e tua për kronikat televizive kanë qenë deri në Dubai, apo vende të tjera turistike brenda dhe jashtë vendit. Ka ndodhur që personat që ke takuar gjatë këtyre udhëtimeve kanë kërkuar vazhdimin e një miqësie me ty?

Unë mbaj marrëdhënie normale me të gjithë të ftuarit e mi, kudo ndodhen. Përderisa i kam ftuar në program, do të thotë që i vlerësoj.

12540558_933258416723636_2517569718223053026_n

Në këtë projekt të shohim shumë afër Bert Dumanit, drejtorit të programacionit në “Tv Klan”. Si është marrëdhënia juaj e përditshme, pra ku mbaron bashkëpunimi për punë dhe ku nis shoqëria?

Unë dhe Bert Dumani kemi një bashkëpunim dhe miqësi shumë të mirë. Ai është një djalë i mrekullueshëm, që më ndihmon shumë në realizimin e programit, pasi kemi shije dhe mendime të ngjashme.

Një nga emisionet e tua të veçanta ka qenë vizita në shtëpinë e Behgjet Pacollit. Çfarë të impresioni vërtet në personalitetin e tij?

Ka qenë fat i madh të bëja një emision me të. Është frymëzuese historia e tij. Një djalë i varfër që ecte orë të tëra më këmbë për të ndjekur shkollën, por që mbarte ëndrra të mëdha. Një njeri që, falë ngulmit dhe aftësisë së tij, arriti të bëhet një ndër personalitetet më të pasura dhe influente në të gjithë shqiptarinë.

Ti kë do të veçoje si personazhin që të ka befasuar më shumë?

Investitori AR Falaknaz në Dubai më ka befasuar me korrektesën dhe përulësinë e tij, e pazakontë për dikë që ka arritur kaq shumë në jetë falë përpjekjeve dhe përkushtimit ndaj punës. Një shembull për t’u marrë nga të gjithë ne.

“Jo vetëm modë” po kthehet në një markë si format televiziv. Duket si udhëtim televiziv në botën e mrekullive dhe luksit. Ta bën kjo punë jetën më të bukur apo më të vështirë për ta menaxhuar?

Nuk është vetëm ashtu. “Jo vetëm modë” ka udhëtuar në varfërinë e skajshme të familjes Balliu, dhe së bashku me donatorët dhe Fundjava Ndryshe ka rindërtuar shtëpinë e kësaj familjeje. “Jo vetëm modë” ka shkuar të vizitojë të verbrit, e ka asistuar ndërkohë që një vajzë 11­ vjeçare të shikonte botën për herë të parë, ka trajtuar problematikat e komunitetit LGBT në Shqipëri, ka treguar jetën e grave të mbuluara me shami etj. Natyrisht, në program ne bëjmë udhëtim edhe në botën e luksit e të gjërave të bukura, për të gëzuar e për të informuar shikuesit, por qëllimi është që, mbi të gjitha, të motivojmë dhe frymëzojmë. Për sa i përket punës, është ajo që dua, ndaj ma bën jetën më të bukur, po.

11822646_862289993820479_6189527981046300853_n-1

Sa i takon prezencës dhe dukjes në ekran, shquhesh për pamjen e rregullt dhe fustanet seriozë. Kush kujdeset dhe prej kujt frymëzohesh për stilin e veshjes?

Kujdesem vetë për përzgjedhjen e veshjeve qe vesh në intervista dhe xhirime të ndryshme, por këtë sezon në studio po vishem me “Savage” nga Bora Kokëdhima. Ajo bën për mua fustane të mrekullueshme, dhe që i përshtaten stilit tim klasik. Mua nuk më pëlqejnë ekzagjerimet në asgjë, por kujdesem që në pamje të jem vazhdimisht e kuruar dhe të dukem sa më mirë.

Pas ndarjes u komentove për lulet që mbërritën në TV “Klan”. U njohe me autorin dhe vazhdojnë të vijnë ende buqeta në punë apo shtëpi?

Lule për mua vijnë nga njerëz të ndryshëm, për arsye të ndryshme, ose fare pa arsye. Nuk e kuptoj pse lidhen me një autor specifik.

Gjatë kësaj periudhe ke njohur dikë për të cilin ndjen. Ç’mund të na rrëfesh më shumë për jetën sentimentale?

Për momentin, preferoj ta mbaj private.

E ke projektuar të ardhmen tënde dhe si dëshiron ta kesh atë?

Nuk e kam tamam të projektuar, pasi krahas gjërave për të cilat punojmë dhe synojmë të realizojmë, ndikon shumë edhe fati. Di që dua dhe do përpiqem të bëj më të mirën time kudo që do ndodhem dhe do të përpiqem ta lartësoj sa më shumë veten.

E ndjek vazhdimësinë e jetës së ish­it, dhe çfarë ndjesie pate kur mësove se u bë baba?

Është e pashmangshme në një vend të vogël si Shqipëria të mos dëgjosh çfarë ndodh në jetën e ish­ëve të tu. Pata një ndjesi shumë pozitive dhe i uroj atij dhe familjes së tij të gjitha të mirat!/ Panorama

 

 

Tags: floriana garolidhja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
SHERRI ‘ONLINE’/ Pinderi: Prostitutë politike. Reagon Mesila Doda: O legen…

SHERRI 'ONLINE'/ Pinderi: Prostitutë politike. Reagon Mesila Doda: O legen…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera