Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA/ Jonida Vokshi: Partneri?! Është çështje kimie…

30/01/2017
in Intervista
Reading Time: 6 mins read
A A
INTERVISTA/ Jonida Vokshi: Partneri?! Është çështje kimie…

Është një nga figurat më të dashura të ekranit, ndonëse është përditë pjesë e tij bukuroshja Jonida Vokshi tregohet gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj private. E në fakt diçka e tillë bie në balancë të zhdrejtë sa i përket karrierës së saj si  aktore dhe moderatore. E kemi parë në komedinë “7Ditë” dhe në serialin “Skënderbeg” dhe gjithnjë të buzëqeshur në programin “Thurrje”. Në një intervistë për Gazetën Express Jonida në rrëfen ‘sekretet’ në lidhje me sukseset në karrierë, por edhe detaje nga jeta private. Cilët janë personat të cilëve Jonida u thotë çdo gjë? Cili do të ishte partneri i ideal për të dhe çfarë thotë ajo për puthjen e saj të parë? Gjithashtu ekskluzivisht Jonida na rrëfen për herë të parë edhe projektin e saj, i cili nuk ka lidhje me televizionin apo ekranin.





Jonida nga një projekt në tjetrin. Pas përfundimit të prodhimit kinematografik “7 ditë” tashmë të shohim në një serial të ri “Skanderbeg”, sa impenjative ka qenë kjo periudhë për ty?

Në fakt kam patur një periudhë aq sa të ngarkuar për mua, edhe tepër e bukur dhe rezultative  pasi kam marre jo vetëm energji pozitive plot nga publiku, por edhe jam ndjerë vetë më e realizuar. Keto dy projekte që dhe ju përmendët, si komedia “7Ditë” dhe seriali “Skandërbeg” kanë dashur impenjim maksimal, të cilin unë e kam dhënë me shumë përkushtim dhe dashuri.           


Pati filmi “7 ditë” impaktin që ti prisje? Ndërkohë çfarë mund të na thuash për “Skënderbeg”, si është pritur ky rol i ri nga ndjekësit e tu?

Fillimisht erdhi për publikun shqiptar komedia “7Ditë” e cila falë Zotit dhe dashamirësve të kinemasë rezultoi shumë e suksesshme. Shkoi përtej pritshmërive  të mia, gjë që më ka lumturuar pafund. Ndërkohë tashmë ka nisur të transmetohet dhe “Skandërbeg”, i cili po pritet shumë mirë. Kam marrë komente pozitive të ndryshme për rolin tim aty, Lanës i cili në fakt është ndryshe nga rolet që kam patur dhe mua më pëlqen shumë.

Nuk duhet harruar që edhe seriali “O sa mirë” ishte një nga projektet më interesante ku ke marrë pjesë, përse ky largim dhe sa nostalgji ndjen për të?

Për sa i përket serialit “O sa mirë” është një pjesë e imja e pandashme. Kam qenë pjesë e tij për gati 3 vjet dhe e kujtoj me nostalgji, përpos vazhdoj ta ndjek e të përgëzoj kolegët aty që janë e miqtë e mi. Largimi im nga “O sa mirë” ndodhi për shkak të obligimeve që pata vitin që lamë pas e nuk mund ti ndiqja dot të gjitha fatkeqësisht, por nuk do të thotë që nuk mund të më shihni sërish aty.                                

Të kemi parë shpesh në shoqërinë e aktores së njohur Olta Daku, në fakt sa të afërta jeni me njëra-tjetrën?

Me Oltën kemi tashmë një shoqëri disa vjeçare ku përpos projekteve së bashku jemi e mikesha shumë të mira. Dhe Oltën është fat ta kesh mikeshë pasi përpos një talent shqiptar dhe padiskutim aktorja më e mirë është dhe një njeri fantastik!                             

Për t’ u kthyer tek “Thurrje”…Prej kohësh tashmë drejton këtë program, a ke menduar të nisësh një projekt të ri në televizion?

Me emisionin “Thurje” tashmë jam bërë njësh!  pas here kemi ndryshuar së bashku me stafin formatin dhe emrin deri sa jemi tashmë me “Thurrje” tek e cila ndihem shumë mirë për momentin. Nëse do kemi diçka me interesante akoma për publikun shqiptar sigurisht që do ja ofrojmë (qesh).                               

Ku ndjehet në “shtëpinë e saj” Jonida, në teatër, film apo televizion?

Në fakt në teatër dhe në film e ndjej veten më të sigurt sigurisht pasi është dhe ajo për të cilën unë që e vogël kam menduar për veten që di të bëj por si në shtëpinë time ndihem në ekran.

Ndonëse nuk të pëlqen shpesh të prononcohesh jeta jote private ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Cili ka qenë lajmi më i çuditshëm apo thashethemi që të ka prekur më së shumti?

Nuk është se kam dëgjuar ndonjëherë ndonjë lajm kaq të çuditshëm në fakt sa të më prekë. Unë u bëra disa vite që e di dhe kuptoj fare mirë si funksionon ky profesion dhe risku për të dëgjuar herë pas here dhe gjëra rreth teje që nuk të pëlqejnë se nuk janë të vërteta. Por unë kam vazhduar të bëj atë gjë që kam bërë gjithmonë: të vazhdoj të mbaj jetën time private diskrete dhe të punoj shumë për ti ofruar publikut gjëra sa më të këndshme.                                     

E ke menduar ndonjëherë të kesh një të dashur aktor?

Mendoj që për çdo grua nuk është i rëndësishëm profesioni tek partneri që do donin të kishin në krahë, por përputhja mes të dyve dhe mënyra si do e bënte të ndihet. Çështje kimie mendoj unë më shumë.                                 

Cili është roli që mendon se nuk do të realizoje në karrierë?

Kjo pyetje në fakt kërkon një analizë shumë të thellë. Nëse do të të jepja një përgjigje të momentin dhe pak naive do të thoja që do doja ta sprovoja veten time në të gjitha rolet, por në fakt kjo është e pamundur sepse pa dyshim që ka role të cilat nuk mund ti bëja dot qoftë edhe për çështje mospërputhje të karakterit të personazhit me Jonidën. Kështu që do dëshiroja shumë të realizoja role sa më të ndryshme brenda karakterit tim si aktore.                     

Cili është personi që di çdo sekret të jetës tënde?

Ne fakt jam shumë e hapur me familjen time, diskutoj me ta gjithçka, por ne e dimë që shumë herë shumë gjëra që janë jo aq të rëndësishme e kalimtare nuk i tregohen për të mos i mërzitur, duke ditur sa shqetësohen e merakosen ata për ne. Personat që dinë gjithçka për jetën time e që më suportojnë e mbështesin sikur jam mirë edhe kur nuk jam aq mirë janë dy mikeshat e mia Elvana dhe Ana.     

Ka diçka që të ka mbetur peng pa realizuar si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional?

Deri më tani që flasim së bashku nuk e kam kthyer kokën mbrapa. Jam munduar të mos shpenzojë kohë për këtë por të eci vetëm para. Sigurisht njeriu ka ulje e ngritje pa fund qoftë në aspektin profesional qoftë në atë  personal, por duke e konsideruar pjesë të pashmangshme të jetës këtë grafik ,e kam konsideruar veten me shumë fat nga Zoti deri më tani. Madje edhe një dëshirë timen që e kam patur gjithmonë edhe pse jo e lidhur me profesionin tim, po e realizoj. Po hap një bar timin që e quajta   “Yo-Yo” dhe po e bëj me shumë dashuri. (Qesh)

Përse ke zgjedhur pikërisht këtë emër, ka ndonjë kuptim të veçantë?            

“Yo-Yo do shqiptohet “jo-jo” (Jonida). Ndërkohë është edhe një lojë që quhet kështu dhe më pëlqeu. (Qesh)                  

Edhe një kureshtje…Kur e ke dhënë puthjen e parë dhe si e kujton atë çast?

Momente të tilla si puthja e parë janë kujtime tepër individuale dhe të vështira për ti ndarë me të tjerët. Ju sigurisht që do më kuptoni e do më falnit shumë nëse do e mbaja vetëm për vete këtë kujtim. (Qesh) /Gazeta Express/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Nuk do ta besoni kush fshihet pas këngës “Gëzuar Baftjar” të Bes Kallakut (FOTO)

Nuk do ta besoni kush fshihet pas këngës "Gëzuar Baftjar" të Bes Kallakut (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera