Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA/ “Kabir”: Si ishte të punoja me “Kumud” dhe “Saras”, ja çfarë i them fansave të mi shqiptarë

28/01/2017
in Intervista, Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
INTERVISTA/ “Kabir”: Si ishte të punoja me “Kumud” dhe “Saras”, ja çfarë i them fansave të mi shqiptarë

Atë e njohim me emrin “Kabir” nga seriali “Sarasvatiçandra”, por emri i vërtetë i tij është Ashish Kapoor. Duhet thënë se Ashish është një ndër aktorët më të suksesshëm në Indi dhe është nominuar për disa çmime të rëndësishme në “Indian Telly Awards”. Ai e ka filluar karrierën në aktrim në vitin 2010 me serialin horror “Phit Koi Hai” në rolin e “Vikram”. Më pas ai mori pjesë në disa seriale, por në role të vogla. Ishte viti 2011 ai që i solli famën e madhe me serialin “Dekha Ek Khwaab”, ku Ashish luante rolin kryesor me emrin “Udaiveer”. Rol për të cilin në intervistën tonë thotë se është i preferuari i tij. Ai gjithashtu ka luajtur në serialet më të ndjekur në Indi si “Yeh Rishta Kya Kehlata Hai”, “Savitri”, ‘Waaris”, “Sarasvatiçandra” përkrah aktorëve me famë botërore Jennifer Winget dhe Gautam Rode. Kapoor na tregon për “Sarasvatiçandrën”, xhirimet dhe planet për të ardhmen në këtë intervistë ekskluzivisht për revistawho.com.





Si e fitove rolin tek “Sarasvatiçandra”?
Kam punuar për atë shtëpi produksioni edhe më parë. Ata më kërkuan të bëja një rol tjetër që ishte Kabir. Dhe sigurisht unë pranova.
Me kë shoqëroheshe më shumë gjatë xhirimeve të “Sarasvatiçandrës”? Dua të them cili nga aktorët ishte shoku yt i ngushtë?
Të gjithë pa diskutim. I kam akoma miq. Flas me ta akoma. Me çdonjërin prej tyre.
Si ishte të punoje me Jennifer Winget dhe Gautam Rode?
Shumë, shumë mirë. Ata mbeten shokë të mirë edhe pas 2 viteve të mbarimit të “Sarasvatiçandrës”.
Mund të na tregosh ndonjë rast që të ka mbetur në mendje gjatë xhirimeve?
Po, mbaj mend kur ishim duke xhiruar në Londër. Ishte shumë ftohtë dhe kemi pirë aq shumë kafe që të na mbante ngrohtë (qesh). Nuk ishim mësuar me klimën e Anglisë dhe ishte e vështirë që të xhironim. Kafja na shpëtoi nga ngrirja.

16402136_772030449619294_1993682588_n


Ti je një aktor shumë i suksesshëm, cili është roli yt i preferuar?
Roli në serialin “Dekha ek khwab” (Pashë një ëndërr) sepse isha dhe roli kryesor me emrin “Udaiveer”.
Ka qenë ëndrra jote të bëheshe aktor apo…
Jo, ëndrra ime ishte të hapja një restorant ose palestër. Dhe tani po punoj për këtë. Shpresoj së shpejti…
Çfarë të bën të lumtur?
Nipi im 4 vjeç. Ai më sjell direkt buzëqeshjen në fytyrë.
Je në një lidhje aktualisht?
Jam i martuar me punën time.
Cilësitë që duhet të ketë partnerja jote?
Sinqeritetin, të ketë sens humori dhe të jetë intelektuale.
Ke ardhur ndonjëherë në Europë?
Po, në Londër me stafin e “Sarasvatiçandrës”, në Paris dhe së shpejti afër Shqipërisë, në Itali.
Ke në plan të vish edhe në Shqipëri?
Nuk jam i sigurtë.
Për çfarë do shkosh në Itali, për punë apo për pushime?
Për pushime.
Po shkon me dikë të veçantë apo…
Jo, me familjen.
Cilat janë hobit e tua?
Të luaj playstation, noti dhe të bëj palestër.
Mund të thuash diçka për fansat e tu shqiptarë?
Faleminderit shumë për suportin dhe dashurinë që më dhuroni. Zoti ju bekoftë./ revistawho.com

Tags: Ashish KapoorKabirsarasvaticandra
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
FOTOT/ Gjeniu i futbollit, surprizë gjeniut të matematikës…

FOTOT/ Gjeniu i futbollit, surprizë gjeniut të matematikës...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera