Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA – LANÇOHET “BELA” / Stine: Vajza Estia, muza e jetës sime… Ajo më çlodh, ja si ia zgjodhëm emrin

12/02/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
INTERVISTA – LANÇOHET “BELA” / Stine: Vajza Estia, muza e jetës sime… Ajo më çlodh, ja si ia zgjodhëm emrin

Nga RevistaWho.Com





Ndonëse tregu muzikor në Shqipëri e Kosovë na propozon çdo ditë emra të rinj tekstshkruesish e kompozitorësh, ka disa prej tyre, që me gjithë vitet që kalojnë, vijojnë ta ruajnë me shumë sukses vendin e tyre. Një ndër ta është Stine, kantautor fitues i disa çmimeve të rëndësishme, krijues i shumë hiteve të dashura të muzikës shqiptare, disa prej të cilave i ka kënduar po ai vetë. Siç ishte rasti i këngës shumë të dashur për publikun “Çifti Simpatik” me të cilën Stine u duk se shënoi një rikthim të bujshëm në skenën muzikore. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga ky hit, producenti i njohur sjell një tjetër këngë që ka gjasa të lërë të njëjtën shenjë. “Bela” është krijimi i tij më i ri, që fati e solli të lançohej sot, por që prej tri vitesh rri mbyllur në studion e Stines. Në këtë intervistë ekskluzive për revistawho.com, Stine rrëfen krahas projekteve muzikore edhe dashurinë e tij më të madhe që mban emrin “Estia”. Marrëdhënia me të voglën dhe koha që shpenzon me të. Të gjitha, si më poshtë në këtë intervistë për “Who”.

Stine, kthehesh në muzikë pas një pauze paska të gjatë… “Çifti Simpatik” ishte kënga jote e fundit. Synon që “Bela” të ketë të njëjtin sukses me hitin e para 1 viti e gjysmë?


Po, është e vërtet që u bë ca kohë, por unë nuk synoj në këngët e mia, thjesht mundohem të bëj më të mirën time. Pastaj gjithçka mbetet në shijen e publikut dhe në gadishmërinë e këngëve përkatëse që ato duan të dëgjojnë. Gjithmonë në varësi të shijeve dhe gjendjes emocionale që ata kanë. Gjithsesi, prapë unë mendoj se pozitiviteti në këngë dominon më shumë se dramat për momentin.

Si lindi “Bela”? Sa materiale u krijuan në studio për të përfunduar këtu?

“#Bela” lindi ashtu rastësisht, siç lindin këngët zakonisht dhe është një kompozim i para 3 viteve ashtu siç është edhe “#Cifti Simpatik”, se të dyja janë bërë në të njëjtën kohë, me pak javë lëvizin. Këngë në përgjithësi kam pasur shumë dhe kam bërë shumë.

Çfarë do të ketë pas “Belës”?

Kjo po që është pyetje me vend, sepse edhe përgjigja edhe kënga shkon kështu…pikërisht me këtë titull… “#Dali ku t’dali”.

A ka ndikuar vajza në krijimtarinë tënde? Është Estia muza jote e re?

Ka ndikuar si jo dhe natyrisht ashtu siç është vajza ime frymëzim për mua, ashtu është çdo fëmijë për prindërit e vet kudo në botë.

Si është Stine si baba? Sa kohë shpenzon me të?

Mendoj dhe shpresoj që jam një baba i mirë, deri tani të paktën. Por në fakt koha s’ka qenë edhe shumë në favorin tim, sepse kemi pasur shumë punë. Megjithatë sa herë gjej mundësinë edhe hapësirën më të vogël të shkëputem mundohem të jem afër saj se më jep qetësi, kënaqësi, më çlodh, është gjithçka për mua.

Kujdesesh për të? E lan, e ushqen, apo nuk je ky lloj babai?

Po, si jo, me kënaqësi sa herë më jepet mundësia. Megjithëse nuk është se më bie shumë mua kjo pjesë, por edhe kur ka qenë rasti e kam bërë me kënaqësi edhe do vazhdoj ta bëj.

Pse ky emër, Estia?

Sepse kështu vendosi t’ia vinte vetë Graci që në muajin e tretë të barrës edhe kështu e lamë. Nuk u lodha të kërkojë emër tjetër se ajo kishte gati gjashtë muaj e pak që e thërriste me ketë emër edhe mua më ishin mësuar veshët. Pavarësisht se ne e kishim lënë që emrin do ia vendosja unë. Megjithatë për mua është OK, më pëlqen.

Si është të jesh baba i një vajze, a je dhe ti me mendimin se baballarët çmenden pas vajzave?

Është po aq bukur sa po të isha edhe babai i një djali. Unë jam i lumtur, sepse kjo ishte dhurata e Zotit dhe ai e di më së miri se çfarë vendos per ne. Kështu që unë e pranoj me kënaqësi dhuratën e tij. Për këtë të fundit kam dëgjuar shumë që vajzat bëjnë shumë pas baballarëve, por që unë s’kam një përgjigje konkrete, sepse vajza është akoma e vogël që të bindem për këtë fakt. Gjithësesi kur të vij momenti do të kem një përgjigje më të saktë, por kemi kohë deri atëherë. Ju përshëndes dhe ju falenderoj për intervistën. / revistawho.com

Tags: stine
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
Next Post
INTERVISTA / Manjola Nallbani: Nëse do të mund t’ia nisja nga e para, do të shkoja në…

INTERVISTA / Manjola Nallbani: Nëse do të mund t'ia nisja nga e para, do të shkoja në...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera