Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali 15/12/2025
Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen!  15/12/2025
9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë! 15/12/2025
E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre!  15/12/2025
Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH! 15/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA / Robert Berisha për këngën, marrëdhënien me Norën, ‘kritikat’ e Erës dhe ofertat e paturpshme të vajzave

12/10/2016
in Intervista, Në Kopertinë
Reading Time: 5 mins read
A A
INTERVISTA / Robert Berisha për këngën, marrëdhënien me Norën, ‘kritikat’ e Erës dhe ofertat e paturpshme të vajzave

Fotot: Veton Osmani





Të gjithë jemi në një mendje kur vjen puna për paraqitjen e Robert Berishës. Ai është një një ndër meshkujt më të pashëm të showbiz-it… Por polemikat janë të pashmangashme kur diskutimi sillet rreth përfshirjes së tij në muzikë, këtë herë si këngëtar. Klipi i tij i parë u përfol shumë dhe jo gjithçka që u tha ishte pozitive. Megjithatë siç thotë edhe vetë Roberti në këtë intervistë për ‘revistawho.com‘ ai ka qenë i përgatitur për këto reagime. “Era më kishte përgatitur për këtë. Pak a shumë e dija që do më sulmonin, gjithsesi unë nuk jam nga ata që tërhiqen. Do vazhdoj rrugën time”, – thekson ai… Një rrugë që është shoqëruar me shumë thashetheme për një ndarje nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi. Për marrëdhënien me të Berisha jep më shumë se një përgjigje, duke ndarë me lexuesit edhe ‘sekretin’ e një marrëdhënieje jetëgjatë.   

Robert, çfarë ndodhi që vendose të bëhesh këngëtar?


Ka disa kohë që e mendoj nisjen e një karriere si këngëtar. Siç besoj e dini unë punoj prej vitesh si muzikant. Kam qenë shoqërues i Sinan Vllasaliut për shumë kohë, por me largimin e tij drejt SHBA, nisa t’i përkushtohesha seriozisht projektit tim personal, për të nisur një karrierë solistike.

Je mërzitur nga komentet që ke marrë, nuk ishin të gjitha pozitive…

Jo, aspak. Era më kishte përgatitur për këtë. Pak a shumë e dija që do më sulmonin, gjithsesi unë nuk jam nga ata që tërhiqen. Do vazhdoj rrugën time.

Çfarë komentesh ka bërë Era për këngën tënde?

Më ka thënë që ky nuk është stili i saj, por gjithsesi më ka përkrahur.

Po Nora çfarë ka thënë?

Nora është gruaja ime, nëna e vajzës sime dhe sigurisht ka qenë një suport i madh në gjithë këtë. Por gjithsesi unë nuk dua që rruga ime në muzikë të varet nga Nora apo Era. Muzika më ka njohur me Norën, nuk është një terren që po e prek për herë të parë.

Ju konsideroheni si Kardashian-ët e Kosovës. A të bezdis kjo gjë, apo të pëlqen fama? Ju sjell të ardhura kjo gjë?

Ne nuk jetojmë në Amerikë dhe me thënë të drejtën i marr pak afër zemrës ato që shkruhen apo thuhen për ne. Nuk më pëlqen kjo anë e famës. Megjithëse mund të dukem shumë modern, unë jam shumë tradicional dhe më pëlqen që familja të mos preket. E kam prekur famën që përpara se të isha me Norën, por tani ka filluar të më lodhë.

Meqë e përmende vet, ti ke qenë në lidhje me femra të famshme të showbiz-it edhe përpara se të krijoje një marrëdhënie me Norën… I kërkon ti të famshmet, apo ato ty?

(Qesh) Besoj se ato mua. Ne kemi qenë dhe jemi përgjatë gjithë kohës bashkë nëpër koncerte më artistë të ndryshëm dhe rrjedhimisht miqësitë dhe flirtet lindin në këto ambiente. Është e vërtetë që jam shoqëruar me disa vajza të famshme, por me asnjërën prej tyre nuk ka arritur marrëdhënia në stadin serioz.

Si është raporti yt sot me Norën?

Më shumë se i mirë. Tashmë që kemi vajzën e duam edhe më shumë njëri-tjetrin. Po bëhemi gati për të hyrë në një shtëpi të re.

Kush qeveris në shtëpinë tuaj, kush e ka veton?

Jemi qeveri koalicioni, i kërkojmë mendim njëri-tjetrit.

Si i ndani detyrat në shtëpi?

Nora kujdeset për pazaret, unë merrem me punët e meshkujve.

Që janë?

Ndërrimi i ndonjë llampe, punë që kanë të bëjnë më mirëmbajtjen.

Kush i bën punët, kush i lan enët, kush i merr pluhurat?

Kemi një zonjë që na ndihmon për ato punë.

Po për vajzën kush kujdeset më shumë? Si i ndani oraret?

Deri në orën 5 të pasdites kujdeset dadoja, e cila na jep mundësinë mua dhe Norës të kryejmë angazhimet tona. Nora shkon në studio, në palestër, tek Valdrini, bën pazare dhe po ashtu edhe unë kam axhendën time në të cilën nuk mungon palestra dhe së fundmi edhe studioja.

Kur flisni ju me njëri-tjetrin?

Nga ora 5 e deri sa biem të flemë ne jemi thuajse gjithë kohës bashkë.

Dhe për çfarë diskutoni?

Prej më shumë se një viti kryefjala e çdo bisede është Renee, por sigurisht flasim për atë çfarë bëmë gjatë ditës. Nora më tregon për projektet e saj të reja, sepse ajo është non stop duke menduar dhe punuar për muzikën. Më kërkon mendim dhe unë e ndihmoj aty ku mundem.

A ziheni shpesh?

Sigurisht edhe ne si çdo çift i shëndetshëm kemi mosmarrëveshjet tona, por çdonjëra prej tyre merr zgjidhje aty.

A është konsumuar raporti juaj?

Jo, absolutisht. Përkundrazi pas lindjes së vajzës na duket sikur gjithçka ka nisur nga e para.

Çfarë keni bërë për këtë?

Asgjë të jashtëzakonshme. Na ka ndihmuar stili i jetesës që kemi. Unë dhe Nora kemi një punë të atillë që nuk na lë të jemi gjatë gjithë kohës bashkë. Udhëtojmë nëpër koncerte dhe kjo bën që të na marrë malli për njëri-tjetrin.

Jeni ju xhelozë për njëri-tjetrin?

Aspak. Unë kam besim absolut tek Nora dhe po njësoj ajo tek mua.

Dihet tashmë që ti një ndër djemtë më të pashëm të showbiz-it, a merr ngacmime nga vajzat në rrjetet sociale?

Po, ndodh edhe kjo. Por më së shumti nga profile false…

Të ka propozuar seks ndonjëra dhe si ke reaguar ndaj tyre?

Po, e kanë bërë dhe thjesht i kam injoruar. Sepse siç e përmenda më sipër, janë profile që hapen thjesht për provokime të tilla.

Është e vërtetë që jeton me lekët e Norës?

Ajo çfarë thashë në “Top Show” ishte në kuadrin e shakasë. Unë punoj prej shumë vitesh dhe kam krijuar kapitalin tim.

Kush i menaxhon paratë në shtëpinë tuaj?

Portofolin e ka në dorë Nora.

Është e vërtetë që po jetoni në shtëpi të ndara?

Jo. Ajo që ka ndodhur është se jemi shpërngulur në një banesë të vogël, derisa shtëpia jonë e re të jetë gati. Apartamentin ku jetonim deri tani ia kam shitur një shoku dhe ai më ka lejuar që deri në shtator t’i mbaj një pjesë të mobiljeve dhe rrobave aty, ndaj herë pas here mua më duhet të kthehem në shtëpinë e vjetër.

A do të bëni pushime këtë verë?

Jo, deri në shtator nuk ka pushime. Nora nis me koncertet, do nxjerrë këngë të reja dhe po ashtu edhe unë.

Kur do të dalë kënga jote e re dhe a do të jetë sërish e të njëjtit zhanër?

Mendoj që javën e parë të korrikut do të sjell klipin tim të dytë, të cilin do ta xhiroj së afërmi në Turqi. Kënga është e rrymës ‘reggaeton’ dhe nuk ka aspak lidhje me këngën e parë.

Tags: Nora IstrefiRobert Berisha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
Julian Deda i jep zemër kombëtares: “…luani për këtë tifozeri, për këtë popull..” (FOTO)

Julian Deda i jep zemër kombëtares: “…luani për këtë tifozeri, për këtë popull..” (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera