Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat 11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK? 11/12/2025
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK!  11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet! 11/12/2025
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA / Sadna: Mezi pres të vij në Shqipëri, dua të mësoj gjuhën tuaj

10/02/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
INTERVISTA / Sadna: Mezi pres të vij në Shqipëri, dua të mësoj gjuhën tuaj

Ajo është një nga personazhet më të përfolur të momentit në Shqipëri, nuk ka ditë që nuk flitet për të. Është bërë mjaft e njohur për publikun tonë falë rolit të saj në serialin hindi “Bidai”, i cili theu rekordet e shikueshmërisë, ku vitin e kaluar rrëmbeu edhe fitoren si Soap/Telenovela Më e Mirë në Çmimet e Televizionit, “IMA Awards 2015”. Ajo është Sara Khan, e njohur si Sadna, vajza indiane e cila i bëri të gjithë të qajnë. Ajo ka vendosur të rrëfehet për herë të parë në një media shqiptare, në një intervistë të realizuar nga blogger-i i “Info Media Albania”, Justin Kasaj. Shijojeni!





Së shpejti në Shqipëri, si ndiheni?

Ardhjen time në Shqipëri mezi po e pres, ndihem në qiellin e shtatë. Ndihem po aq e lumtur sa shqiptarët. Në fakt, dua ta them se ndihem gjysmë shqiptare, dhe mesa duket do bëhem vërtet e tillë. Pothuajse shumica e komenteve të mia në rrjetet e mia sociale janë nga shqiptarët dhe kam shumë dëshirë mësimin e gjuhës shqipe, që do të vendoset edhe në planet e mia primare.


Tashmë ashtu siç e dini, ju jeni një ndër personazhet e huaj më të përfolur kohët e fundit në Shqipëri, si mendoni, cili ishte shkaku që ju fituat zemrat e shqiptarëve?

E bekuar! Falenderoj Zotin, që arrita të krijoja simpatinë e një populli të tërë. Ende nuk arrij ta besoj këtë gjë. Uroj që së shpejti të luaj edhe në disa seriale dhe të jem pjesë e spektakleve të vendit tuaj.

Sadna në serial është personi më i dashur i Alekut, po në jetën reale si është raporti juaj me Angad?

Unë dhe Angadi, mund të merremi si një shëmbull i një lidhjeje perfekte. Ai është miku im më i mirë. Ndoshta një hapësirë më tepër e miqësisë.

Si i përjetuat çastet e para kur morrët ofertën e ardhjes tuaj në Shqipëri?

Kur menaxheri im u kontaktua nga TV Klan për ofertën për të ardhur në Shqipëri u gëzova shumë, dhe ende jam shumë e gëzuar dhe mezi po e pres.

Po shqiptarët si i prisni?

Rreth shqiptarëve mund të flas më shumë kur t’i shoh dhe të kem mundësinë t’i njoh ata nga afër.

Si reaguat kur morët vesh se shqiptarët derdhën lot për vdekjen e Sadnës në “Bidai”?

Ndodhi rastësisht, isha një ditë duke lundruar në rrjetet e mia sociale, kur më zuri syri disa tag-ime të fotove të mia. Në fakt nuk i mora shumë seriozisht, por kur pashë qindra komente në gjuhën shqipe, përdora një përkthim, e cila më bëri ta besoj këtë.

A është Sara e martuar, nëse jo a është në planet tuaja familja?

Për momentin jam beqare dhe nuk kam asnjë lidhje, i jam përkushtuar karrierës për momentin. Më pas me të parë e me të bërë.

Mund të më tregosh më tepër për projektet e tua të ardhshme?

(Qesh) Uroj që të jem pjesë e disa spektakleve shqiptare, ndoshta edhe ndonjë show. Po, për momentin jam duke xhiruar një film dhe disa seriale të cilat do të bëhen publike së shpejti.

Sa i vështirë ishte për ju roli i Sadnës?

Edhe pse seriali ka kohë që ka përfunduar, ende e dashuroj atë personazh. Sigurisht pata vështirësi, por kjo nuk më stepi dhe mund ta cilësoj edhe si një nga rolet e mia më të mira përderisa bëri që të fitoja zemrat e shikuesve.

Në edicionin e kaluar të IMA Awards – Çmimet e Televizionit Shqiptar lexuesit e InfoMedia Albania zgjodhën “Bidai” si fituese të kategorisë Soap/Telenovela më e mirë për 2015-ën, ku ndër personazhet që ndikuan tek kjo ishit pikërisht ju dhe Angadi, si ju bën të ndiheni ky vlerësim?

Wow, vërtetë? “Bidai” një çmim në Shqipëri? Nuk arrij ta besoj, ndihem shumë e vlerësuar, unë në rradhë të parë ndihem vërtetë e gëzuar, sepse kur shikon frytet e punës tënde të kalon e gjithë lodhja dhe mbushesh me lumturi.

Për ta mbyllur, cila është përshëndetja juaj për lexuesit e InfoMedia Albania dhe për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen?

Shqiptarë, ju dua! Jam shumë falenderuese ndaj jush që më vlersoni dhe më doni kaq shumë. Faleminderit për intervistën, shihemi në Shqipëri!

INTERVISTË EKSKLUZIVE e InfoMedia Albania // Intervistoi: Justin KASAJ

Tags: Sadna
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Si dukeshin 18 vjet mё parё Enkel Demi, Aulona Minga dhe Alban Dudushi? (FOTO)

Si dukeshin 18 vjet mё parё Enkel Demi, Aulona Minga dhe Alban Dudushi? (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera