Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet 27/12/2025
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA / Sonila Meço: Dua që Amaris të gjejë tek unë frymëzimin që ndjej unë prej nënës sime

08/03/2016
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A

Fëmijëria, fjalët e para, përqafimet e para, buzëqeshjet e para, krahët që të mbështjellin e duart që të ledhatojnë, shënjojnë në një formë të pabesueshme gjithë pjesën tjetër të jetës. Gazetarja e suksesshme, Sonila Meço, rrëfen për ‘revistawho.com’ marrëdhënien e saj me nënën, njeriun e parë që i shtriu dorën, duke zbuluar gruan e strukur pas imazhit që ne kemi për të.





Cili ishte urimi që i bëre sot nënës tënde?

Po kjo është dita e gruas, që nuk është vetëm nënë. Si gruaja që më ka sjellë në jetë, më ka rritur dhe edukuar, përkëdhelur e qortuar, unë i them shumë shpesh ‘të dua’, ia njoh zemrën edhe si i tingëllon së brendshmi. Por si gruaja që ka rritur dy vajza, i ka qëndruar pranë në të mirë e në vështirësi për dekada babait tim, si mjekja që ende punon me të njëjtin pasion të 40 viteve më parë, si mikja besnike e papërtuar për një fjalë të mirë, një kujdes më shumë dhe si intelektualja që revoltohet e reagon ndaj padrejtësive i urova: Rrofsh e frymëzofsh! Sepse për gra që dinë të rezistojnë të tilla lindi ky 8 mars.


A ka ndryshuar dashuria për të apo të shprehurit e kësaj dashurie pasi u bëre nënë vetë?

Lidhja forcohet më shumë kur vajza bëhet vetë nënë. Atëherë nis e kupton se si fëmijëria jote shënjon edhe fatin e mamit të nesërm… Mamatë e mira thonë se kanë dysheme që ngjisin, kuzhinë te rrëmujshme, pirgun e lartë te rrobave të palara, furrë të papastruar, por fëmijë të lumtur. Por unë kam qenë fëmijë i lumtur në një dysheme të pastër, kuzhinë te rregullt… Se si ia dilte heroina ime të bënte edhe 3 shërbime roje në javë dhe operacionet si mjeke okuliste, me bashkëshortin në ekspedita disa javore pune, pa ndihmën e nënës së saj, larguar herët nga kjo jetë, unë nuk e kuptoj. Sidomos kur ‘përplasem’ në pamundësinë më të vogël tek mbështetja e saj. E shoh me vëmendje sesi koha nuk ia ka sosur durimin, por e ka bërë të aftë te dojë edhe më shumë familjen që shtohet me nip e mbesë dhe më vjen t’ia rrok atë kokë të bukur, ta mbështjell me puthje e madje ta përkëdhel si një fëmijë për t’i dëshmuar se dashuria me të cilën na rriti na ka bërë mua e time motër jo vetëm fëmijë, por edhe gra të lumtura.

A je bërë më shumë feministe pasi linde vajzë?

Unë ende nuk jam e sigurt për faktin nëse të gjithë ndajmë të njëjtin përkufizim për ‘feminizmin’. Por di këtë: Jam bërë më e ndjeshme, shumë më e ndjeshme ndaj çdo akti dhune, ndaj çdo padrejtësie, fyerjeje, denigrimi. Nuk kalon rast edhe shumë larg meje, pa përjetuar pasojat sikur të rëndonin mbi mua a vajzën time. Por me ndjeshmërinë më është shtuar edhe guximi, duke mos toleruar asnjë formë të shprehjes se forcës e dhunës ndaj gruas. Kam zbuluar forcë që nuk e dija se e kisha, durim që mendoja se nuk më kish vizituar ndonjëherë para lindjes. Pra ne jemi të forta prej natyre dhe feminizmi nuk synon thjeshtë të na bëjë më shumë të tilla. Por mënyra si perceptohet kjo forcë mund të ndryshojë nëpërmjet feminizmit. Dhe për këtë mjafton t’u kujtojmë atyre që nuk dinë të çmojnë një grua, se ajo është edhe motër, bijë, bashkëshorte e nënë e tyre.

Si do të doje të bëhej vajza jote, çfarë ëndërron për të?

Në sytë e mi mami im është më e mira në botë dhe do të doja që Amaris të gjente tek unë frymëzimin që ndjej unë prej nënës sime. Do doja të isha e aftë ta motivoja për t’i marrë më të mirën jetës. Sepse unë vetë, shembull më të mirë se mami im nuk njoh. Nuk e di nëse i kam përmbushur ëndrrat e saj për mua, nuk kam guxuar t’ia bëj kurrë këtë pyetje. Por diçka e di me siguri, kam kërkuar të jem gruaja më e mirë që kam njohur, të bëhem si ajo, të di të jetoj për veten dhe të shtrenjtët e mi si ajo. Ndaj e kam më të lehtë të ëndërroj të mundshmen për time bijë, të arrijë të ndërtojë çdo gjë në jetë prej dashurisë, dëshirës, aftësisë për të bërë njerëzit te lumtur e për të ditur si të jetë grua e lumtur. Si gjyshja e saj. E di se duke e ndihmuar për t’u bërë si gruaja që ëndërroj, do më mësojë prej mëmësisë të bëhem gruaja që dua të jem. Si mami im.

Tags: 8 marsSonila Meco
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Ajola Xoxa dedikim mamasë:”Diell i madh i madh, asgjë nuk shkëlqen më fort se ty”

Ajola Xoxa dedikim mamasë:"Diell i madh i madh, asgjë nuk shkëlqen më fort se ty"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera