Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA/ Tefta Radi: Kam humbur kuptimin e jetës, ju tregoj pengun që kishte Franko

08/06/2017
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A
INTERVISTA/ Tefta Radi: Kam humbur kuptimin e jetës, ju tregoj pengun që kishte Franko

Tre muaj pas ndarjes nga jeta të artistit Françesk Radi, bashkëshortja e tij rrëfehet në një intervistë për “Dita”. Tefta Radi është larguar nga Shqipëria.





Zonja e njohur e ekranit prej disa ditësh është vendosur në Melburn të Australisë, ku jeton së bashku me djalin dhe nënën e saj, por edhe pse kanë kaluar disa muaj, ajo nuk arrin që të mos zgjohet mëngjeseve me mendjen te njeriu me të cilin kishte thurur shumë plane.
“Me humbjen e Frankos kam humbur edhe kuptimin e jetës”- thotë ajo me zërin që i dridhet… “Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë, pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkërmoq para syve tanë”- thotë Radi.

Radi tregon edhe pengun që ka pasur Franco. “Ndoshta që nuk arriti ta shkelte Australinë. Mund të kishte një trajtim tjetër shëndetësor”.


Tani jetoni me djalin në Australi?
Po dhe me nënën. Për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve.

Ka qenë problematike Shqipëria në këtë drejtim? Besoj këtu keni edhe shumë miq…
Historikisht, ndaj dhe çalon historia e kombit tonë. Kurrë si shohim dot ngjarjet bardh e zi. Natyrisht kam shumë miq më të cilët komunikoj çdo ditë. Kaluam jetën aty, bëmë për atë vend gjithçka kishim e dinim të bënin. Vlerësimet i kemi marrë nga njerëzit e thjeshtë. Kjo u pa edhe në lamtumirën e Frankos.

Ishte i pakënaqur Franko kohët e fundit? Çfarë e mundonte?
Franko humbi vitet më të bukura dhe jo pak nga 1972, pas festivalit të 11 e deri në ‘90 kur këngët e tij u bënë hite dhe të parat videoklipe. La Tiranën dhe u nis drejt Fushë-Arrëzit. Nuk u ankua kurrë por brenda ndërgjegjja e tij vritej nga padrejtësia dhe titujt e dhënë pa kriter më së shumti për të pa merituarit. Shumë herë thoshte: Është turp të jesh mes tyre. Bëhesh pis.

Doni të thoni që u ndje i pavlerësuar?
Nuk e ka matur kurrë vlerësimin me letra. Ngado që shkonte rrethohej nga dashuria njerëzore, po ato çka shikonte nuk e bënin indiferent. Franko nuk kërkoi kurrë dhe nga askush asgjë. Artisti matet me atë çka lë pas, emrin.

Keni ndonjë peng ne raport me të, po ai vete kishte?
Ndoshta që nuk arriti ta shkelte Australinë. Mund të kishte një trajtim tjetër shëndetësor.

Kishte vuajtur me parë nga ndonjë sëmundje apo i erdhi papritur kjo?
E papritur.

Zonja Tefta, ju jeni larguar përfundimisht nga Shqipëria?
Jam rezidente e përhershme në Australi. Natyrisht edhe do të vij. Shqipëria është zemra jonë.

Tags: francesk radifrancesk radi vdekjatefta radi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Telenovela vazhdon! Olsi ngacmon Ambrën, Fiorentina: S’kam më fytyrë

Telenovela vazhdon! Olsi ngacmon Ambrën, Fiorentina: S'kam më fytyrë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera