Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA/ U kujdesën për imazhin e Rita Orës, ja si është puna me të 

13/02/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A

Vetëm pak muaj më parë, Prishtina mori vëmendjen e të gjithë tabloidëve ndërkombëtarë falë prezencës së këngëtares me famë botërore Rita Ora, e cila vizitoi për herë të dytë Kosovën – këtë rast si mysafire e dasmës së mikut të saj të fëmijërisë. Fotot e saj me të ftuarit dhe imazhet duke kërcyer mbi tavolina bënë xhiron e të gjithë portaleve, që për tituj shoqërues kishin: Rita shkëlqen në dasmën kosovare… Megjithatë nga ajo kohë e deri sot, shumë pak u fol për njerëzit që u kujdesën për dukjen e këngëtares. Ata punojnë prej vitesh me yje të skenës shqiptare, por ndërkaq kanë punuar edhe më herët me Ritën. Të paktën Rezarta Galica, artistja e njohur e make up-it nga Kosova rrëfen edhe bashkëpunime të tjera me artisten që na ka bërë të gjithëve krenarë. Por, çfarë thotë ajo dhe kolegu i saj Altin Nebihu për bashkëpunimin e fundit me Rita Orën? E lexojmë bashkë në këtë intervistë për “revistawho.com”.  





Si është punosh me Rita Orën?

REZARTA: Besoj se për çdo njeri, sidomos për njerëzit e profesionit tonë do të ishte kënaqësi vetëm ta takonin personalisht Rita Orën e jo më të punonin me të. Është kënaqësi e veçantë.


ALTINI: Të punosh me Rita Orën është kënaqësi dhe privilegj duke pasur parasysh famën e saj botërore. Është e lehtë puna me të, sepse Rita është shumë modeste dhe natyrë pozitive.

Prej sa kohësh njiheni me të?

REZARTA: Me Ritën kemi njohje familjare që në kohën kur ajo ishte vetëm 3 vjeç. Tani kemi shoqëri bashkë.

ALTINI: Ritën e kam takuar për herë të parë gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë. Ajo është shoqe e Rezartës dhe kështu u prezantua edhe me mua. Gjatë vizitës së saj në Kosovë pati rastin që të ishte pjese e një dasme dhe zgjodhi që unë e Rezarta të kujdeseshim për look-un e saj .

A ka ajo teka si personazh? Ndërhyn në punën tuaj?

REZARTA: Jo, është shumë e thjesht si person dhe ka besim tek puna që unë bëj. Nuk ndërhyn asnjëherë në punën time. Si fillim vetë jep ide se si dëshiron të duket dhe pastaj ma lë gjithçka mua.

ALTINI: Mbase mund të ketë teka si çdo njeri mirëpo gjatë kohës që kam qëndruar me të s’më është dukur fare e atillë. Reflektonte shumë pozitivitet dhe të bënte të ndiheshe shumë mirë afër saj. Në fillimisht u konsultuam se si do i punonim flokët dhe nuk pati më asnjë problem. Asaj i pëlqyen shumë.

Ju punoni edhe me personazhe të tjerë nga Shqipëria e Kosova. Nga dallon Rita me ta?

REZARTA: Po, është e vërtetë. Nuk ka ndonjë dallim që mund ta përmend, sepse për mua është njësoj si të punoj me artistë nga Kosova, Shqipëria apo çfarëdo kombësie qoftë.

ALTINI: Të punosh me njerëz të ndryshëm normalisht që edhe do të kesh përvoja të ndryshme. Mirëpo sinqerisht do ta veçoja përvojën e punës me Ritën, sepse modestia dhe poziviteti i saj thjesht janë madhështi.

Fotot që shohim janë nga vizita e saj e fundit në Kosovë, po a keni punuar me të edhe për ngjarje te tjera?

REZARTA: Hera e fundit ka qenë pikërisht nga vizita e saj e fundit në Kosovë, por kam punuar edhe herë të tjera me Ritën. Për shembull me rastin e ditëlindjes së saj, performacave në New York, etj.

Tags: Altin NebihuRezarta GalicaRita Ora
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
Ermal Meta i treti ndër të rinjtë e ‘Sanremo-s’

Ermal Meta i treti ndër të rinjtë e 'Sanremo-s'








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera