Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA/ “Unë TRIMI i mirë me shoqëri shumë”, reperi nga Kosova tregon për jetën, karrierën dhe planet për më vonë

16/02/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
INTERVISTA/ “Unë TRIMI i mirë me shoqëri shumë”, reperi nga Kosova tregon për jetën, karrierën dhe planet për më vonë

Trim Jetullahu, këngëtari simpatik nga Kosova rrëfen sot në një intervistë për “revistawho.com” projektet e tij të reja. Djaloshi i preferuar i shumë vajzave thotë se për momentin është ‘singëll’, ose të paktën kështu i pëlqen të shfaqet, sepse përgjigja që jep ngre shumë dyshime…   





Trim na thuaj diçka më shumë për veten tënde? Ku ke lindur dhe je rritur, kush është familja jote..


Trimi ka lindur dhe jetuar prej disa kohësh në Gjermani, më vonë jam shpërngulur në Kosovë. Tashmë u bënë 12 vjet që jetoj në Prishtinë.

Para një muaji publikove këngën tënde më të fundit “S’kom faj”. Si u prit nga publiku? A po e arrin      kjo këngë suksesin që ti dëshiroje? Çfarë komentesh ke marrë?

Jam shumë i kënaqur si është pritur dhe vlerësuar nga njerëzit, pasi dhe domethënia e këngës ka të bëjë me realitetin shqiptar. Deri tani kjo është një nga këngët e mia më të mira.

Po aktualisht ke nisur të merresh me ndonjë material të ri apo është ende shpejt?

Po, kam përfunduar shumë projekte. Besoj se në fund të shkurtit do dalë kënga e re.

Është në planet e tua ndonjë bashkëpunim? Me cilin artist shqiptar do të doje të bashkëpunoje? Ndonjë këngëtare seksi ndoshta?

Po, kam përfunduar edhe bashkëpunime po se di se cili do lançohet i pari, kënga solo apo dueti. Nuk dua ta bëj me dije se cili është ky këngëtar/e, por një gjë ua siguroj se kjo këngë do t’ju pëlqejë shumë.

Me koncertet si i ke marrëdhëniet? A do të performosh ndonjëherë në clubet e Tiranës?

Me koncertet jam mirë këto kohë, por në verë do startojmë siç duhet. Patjetër që do këndoj dhe në Tiranë.

Trimi i mirë me ‘shokë’ apo me ‘shoqe’ shumë?

Pa asnjërën nuk bëj dot, kështu që Trimi i mirë me shoqëri shumë (qesh).

Je cilësuar si një ndër meshkujt më seksi të showbiz-it, sa ka ndikuar pamja jote fizike në fushën e artit?

Po, ka pasur ndikim s’e mohoj, por nëse s’është muzika e mirë pamja s’vlen fare. Unë besoj se i kam të dyja.

Përveç muzikës çfarë profesioni tjetër do kishe zgjedhur?

S’e di, do isha marrë me biznes.

A fitohen shumë para nga ky profesion? Po bëhesh i pasur duke kënduar? Na e thua dot sa kërkon ti për një koncert?

S’ka çmim momentalisht. Përfitime ka, nëse arrij aty ku duhet ato normalisht që do të rriten.

Sa i takon dashurisë e jetës private kemi vënë re se je shumë diskret. Majde nuk të kemi parë asnjëherë përkrah një femre. A ia ka rrëmbyer ndonjëra zemrën Trimit?

Jam ‘single’ dhe më pëlqen privatësia, por nëse dikush është aq i zgjuar sa të gjejë diçka le të vazhdojë. Për mua nuk përbën problem (qesh). / revistawho.com

Tags: Trim Jetullahu
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
FOTO/ Bëri operacion për t’u dobësuar, shikoni sa ka ndryshuar këngëtarja shqiptare

FOTO/ Bëri operacion për t’u dobësuar, shikoni sa ka ndryshuar këngëtarja shqiptare








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera