Irina Shayk është fotografuar së fundmi në rrugët e ‘New York’ e veshur me një kostum sportiv ‘velvet’ në ngjyrë gri dhe kaq ka mjaftuar që këto pamje të bëjnë xhiron e rrjetit.
Modelja e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizme në ngjyrë gri, syzet dhe maskën e vendosur e cila kishte të njëjtin dizajn si çanta e saj. Shayk nuk kishte harruar që në këtë ‘look’ të përshtaste edhe aksesorët si varëset e ndryshme që dalloheshin mbi bluzë.
Epo nëse keni menduar të rregulloheni nga këmba tëk koka për të shkuar diku, mjaft t’i hidhni një sy këtyre fotove të Irinës e me siguri pritshmëritë do ju ndryshojnë.
Të parat që e rikthyen trendin e kostumeve sportive ‘velvet’ ishte familja Kardashian, e cila lançoi dhe koleksionin më të fundit të këtyre veshjeve në materialit ‘velvet’./revistawho.com