Aulona Musta di si të ngacmojë publikun dhe së fundmi i ka rënë kokës një femomeni shumë të përhapur në ‘Instagram’, siç janë komentet ofenduese ose gjykuese ndaj personazheve të njohur. Ku ndër të tjera shkruhet edhe me shumë gabime drejtshkrimore, por edhe llogjike.
Do thoni ju çfarë ka bërë këtë herë Aulona? Postoi një foto seksi të JLo dhe si përshkrim vendosi një nga komentet tipikë që ka hasur online, veçanërisht në ‘Instagramin’ e saj.

Rezultati? Gjysma e komentuesve as nuk e kapën ironinë dhe tonin tallës në shkrimin e gazetares, madje nuk munguan ofendimet dhe kundërshtimet.
Sot Aulona e shpjegoi njëherë e mirë që po bënte ironi e kushdo që ka pak llogjikë dhe e njeh atë si personazh e kupton që në radhë të parë nuk shkruan gabim asnjëherë dhe një person si ajo që promovon fizikun e bukur e të shëndetshëm plot me foto me rroba banje, nuk mund të shkruajë të tilla fjali veçse me vetdije dhe ironi.
“Nuk është çudi fare që këta njerëz që shkruajnë kështu, nesër të jenë mjek, gjykatës, psikologë e të na lidhë puna me ta. Jam pa fjalë”, me këto fjalë e mbyll edhe postimin Aulona.

Vallë kaq shumë injorancë kemi vërdallë?/revistawho.com








