Ëndrra e fansave të muzikës ’90 sapo u bë realitet. Britney Spears dhe Backstreet Boys më në fund kanë bashkëpunuar. Këngëtarja dhe grupi i djemve i përbërë nga Nick Carter, Howie Dorough, Brian Littrell, AJ McLean dhe Kevin Richardson kanë publikuar këngën e tyre “Matches”, pjesë e albumit “Glory”, të Spears.
Në një postim në Twitter, djemtë e grupit treguan se prej 20 vitesh fansat u kanë kërkuar një bashkëpunim me Britney Spears dhe më në fund ajo ditë erdhi!
Ndërkohë edhe Britney u shpreh shumë e entuziasmuar për këtë bashkëpunim dhe kërkoi mendimin e fansave sesi iu duk kënga. Juve ju pëlqeu? Nëse nuk e keni dëgjuar ende, jua sjellim më poshtë.








