14 korriku po afron dhe për pak ditë këngëtarja shqiptare, Enca do të publikojë projektin e saj më të fundit “Ciao”. E veçanta e videoklipit është pjesëmarrja jo vetëm e fansave, por sipas intv.al pjesë e tij do te jetë edhe ish-banorja seksi e “Big Brother”, Françeska Jaçe. Kënga vjen në bashkëpunim me Universal Music dhe që tani mendohet se do të jetë një super hit. Enca ka ndarë me fansat disa video të shkëputura nga “Ciao”, e cila do të sjellë ritme verore dhe “shpërthyese”. Një arsye me shumë për të pritur 14 korrikun!