Ariana Grande dhe Dalton Gomez kanë finalizuar divorcin pasi i dhanë fund martesës 3-vjeçare. Këngëtarja dhe agjenti i pasurive të paluajtshme deklaruan 6 muaj më parë se do të divorcoheshin.
Sipas këngëtares, arsyeja e divorcit ishte “mospërputhje karakteri”.
Tani Ariana do t’i paguajë 1.25 milionë dollarë ish-bashkëshortit dhe gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxheles. Veç kësaj, ajo do të paguajë 25.000 dollarë për shpenzimet e tij ligjore.