• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ish-moderatorja e ‘Top Channel’ shumë shpejt pjesë e stafit të kryeministrit

Anjeza Maja u largua nga ‘Top Channel’ dhe ky vendim nuk kaloi pa vëmendje. Në një intervistë të fundit për ‘Revista Class’ ajo tregoi shumëçka për jetën e saj dhe projektet e reja. Përmendi që është shumë e lumtur për biznesin që ka ndërtuar dhe pas largimit nga ‘Top Channel’ nuk ka vendosur akoma çfarë do bëjë me televizionin. Një gjë ama është e sigurt. Pas ‘Dance With Me’, Anjezën do ta shohim si pjesë të stafit të kryeministrit.

“Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale”,-zbuloi ajo. Kujtojmë se Anjeza ishte pjesë e ‘Në shtëpinë tonë’ në televizionin kombëtar./revistawho.com