Që pasi u shfaqën bashkë në ‘Met Gala’ vitin e kaluar, Shawn Mendes dhe Hailey Baldwin ishin çifti perfekt për publikun. Kjo nuk zgjati shumë, pasi edhe pse dyshja nuk ka pranuar asgjë, Hailey u nda nga këngëtari për t’u kthyer sërish tek Justin. Pas këtyre thashethemeve dhe pas martesës së modeles me Justin, marrëdhënia e saj me ish-partnerin vazhdon të mbetet e mirë, por kjo gjë i ka konfuzuar fansat e tyre. Pasi e sulmuan, ishte Justin ai që doli në mbrojtje të bashkëshortes së tij, duke u munduar kështu të qetësonte situatën dhe ia doli. Ditën e sotme, Justin ka komentuar mbi një foto të Shawn, ku thuhet se titulli ‘Prince of Pop’ tashmë i përkiste atij. “Duhet të më mundësh ende disa rekorde përpara se të më marrësh titullin shoku, por ne mund të luajmë hockey dhe të flasim për këtë”, ka shkruar Justin dhe sigurisht reagimi i Shawn nuk ka munguar. “Çdo orë, çdo ditë. Vetëm më thuaj”, ia ka kthyer ai. Kjo mund të jetë një situatë e sikletshme për Hailey, megjithatë vazhdimi mbetet për t’u parë./revistawho.com