Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”, u komentua raporti i Deas me Amosin, të cilët prej disa javësh janë parë shumë të afërt, duke flirtuar e madje kanë shkëmbyer një puthje. Dea tha se mes saj dhe aktorit ka pasur një flirt por ajo nuk dëshiron ta vazhdojë më tej, pasi nuk ka ndjenja romantike për të. Për këtë situatë ka reaguar dhe ish-partnerja e Amosit, këngëtarja Gigliola Haveriku. Ajo ka publikuar në Instastory një foto të Deas të cilën e ka cilësuar si “princeshën e të varfërve”.