Kim Kardashian ka dhënë një intervistë për revistën “The Variety” ku ka dhënë një këshillë për të gjitha vajzat dhe gratë: “Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrini prapanicën dhe punoni. Duket sikur këto ditë askush nuk do të punojë”, u shpreh Kim dhe kaq u desh që të komentohej pafund në rrjet.
Ndaj një nga ish-punonjëse e Kim-it ka vendosur të reagojë për fjalët e saj. Ajo quhet Jessica DeFino dhe ka përdorur Twitter për të dhënë disa deklarata për Kim si drejtuese. Ajo ka rrëfyer se është paguar me një shifër qesharake.
“Unë isha redaktore në aplikacionet Kardashian në 2015 në LA, punoja ditë e natë dhe fundjavave, mund të përballoja vetëm produkte ushqimore nga dyqani ’99 Cents Only’. Më është dashur të mungoj duke thënë se jam sëmurë, pasi nuk kisha para për të mbushur makinën me benzinë’’, ka shkruar Jessica DeFino. Postimi i saj ka marrë më shumë se 1 milion pëlqime.
Jessica po ashtu kritikoi motrat Kardashian për standardet e bukurisë që kishin vendosur.
“Gjëja më e vështirë në lidhje me atë punë është se pashë drejtpërdrejt sesi gratë më të famshme në botë kishin një standard të pamundur bukurie, na shtynë ne të tjerët të bëheshim si ato, të armatosura në atë lloj standardi bukurie për të shitur produkte dhe prapë kurrë nuk ishin të kënaqura”, vazhdon ajo më tej.







