Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ish shoqja e dhomës e Melania Trump zbulon detaje nga rinia e saj

23/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ish shoqja e dhomës e Melania Trump zbulon detaje nga rinia e saj

Suedezja Victoria Silvested i kujton ditët e shkuara kur me Melania-n, zonjën e parë aktuale të Amerikës, ka jetuar në apartament në Paris Si bashkëshorte e kryetarit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump, Melania Trump, tani është gruaja më e popullarizuar në botë.
Këtë vit bëhet zonja e parë e Amerikës, kurse njëzet vite më herët, ka qenë manekine e re e suksesshme e cila ka pasur para vetes qëllim të qartë – të bëj diçka të madhe në emrin e saj, shkruan faqja wwd. com. Në mesin e viteve 90, në apartamentin në Paris, Melania ka jetuar me shoqen e dhomës dhe kolegen nga bota e modelimit, Suedezen Victoria Silvested. Victoria e ka përshkruar si “vajzë mjaft të vendosur, ambicioze me vullnet të fortë, kurse para së gjithash me shpirt të mirë”. Të dyja kanë qenë në fillim të karierës, dhe sikur çdo fillim, nuk e kishin aspak të lehtë. “Në fillim të karierës vërtetë duhet të vraponim në 12 prova në ditë me librin e modës në dorë, çdo ditë duke garuar me mijëra vajza tjera. Në fakt ditën e kemi kaluar në metro, hekurudhë nëntokësore. Ishte koha kur nuk kishte celularë. Ishim në shtet të huaj gjuhën e të cilit nuk e njihnim”, tregon Victoria dhe shton: “Nuk është lehtë të jetosh në vend të huaj, përveç kësaj edhe ne dyja vijmë nga dy vende të ndryshme. Megjithatë, jemi përshtatur shumë mirë. Ajo kurrë nuk dëshironte të dilte dhe të argëtohej. Ishte shumë e vendosur me qëllim arritjen e suksesit në punën e saj”. Victoria Silvested, person televiziv, modele dhe dizajnere e linjës së rrobave të banjës dhe të brendshmëve, zbulon se me Melaninë ka jetuar disa vite dhe shton: “Melania vërtetë ka punuar shumë që të ketë sukses. Nuk vjen nga familja më e pasur në botë. Dëshironte të punojë shumë dhe me mundin e saj të ndihmojë familjen e saj, sikur çdo person tjetër kariera e të cilit është në ngritje. Më ka mbetur në kujtime si luftëtare shumë e madhe me ambicie të larta. Ajo kurrë nuk tërhiqet – kjo është e sigurt. Mund të shihej në sytë e saj se do të ketë sukses”, thotë Victoria.
“Kam vetëm gjërat më të mira për të thënë për këtë grua! Ajo vërtetë është e veçantë, shumë e dashur. Nëse e keni mike, mund t’i besoni”. Si shoqe dhome, shpesh kanë drekuar bashkë në banesë, kurse më së shpeshti kanë bërë sallata të ndryshme, kurse nga më të preferuarat ka qenë sallatë toni. “Çdoherë pas ngrënies, i thonim vetes – tani duhet të stërvitemi. Shpesh vraponim poshtë-lart nëpër shkallë që t’i digjnim kaloritë. Kemi qenë shumë të përkushtuara ndaj punës sonë”, kujtohet Suedezja. Duke e përshkruar si “grua të këndshme, joshëse dhe elegante”, Victoria konsideron se Melania do të përballet mirë në rolin e zonjës së parë të Amerikës. Në pyetjen se a planifikon t’i telefonojë, suedezja thotë se “nuk është në këtë disponim”. “Nëse takohemi, do të jam e lumtur. Tani është vështirë të arrish deri te ajo”. Suedezja zbulon se kë ka pasur si idhull, kush ka qenë ylli i saj udhëheqës. “Melania e përcjell shumë modën. Do të jetë vërtetë shumë e bukur si zonja e parë – kjo është e sigurt. Jam e sigurt se shumë dizenjatorë botërorë do të garojnë se kush do ta stilojë. Njëherë erdhi mamaja ime të na vizitojë kur jetonim në Paris dhe Melania atëherë i tha: “Një ditë do të bëhem e famshme si Sophia Loren”. Atë e kishte idhull – pamjen e saj, bukurinë, misterin. Kur e pashë në Shtëpinë e Bardhë, mu kujtua kjo. Mendova – ja ku ka arritur. Sigurisht ka pasur ndonjë forcë të brëndshme dhe ndjenjën se po e pret diçka e madhe në jetë. Nuk e di – plotësisht e pabesueshme”, përfundon Victoria Silvested, shoqja e dikurshme e dhomës në ditët e rinisë./femra.net






Tags: melanie trumpshoqe dhome
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
Next Post
LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë tek ish-‘Farmacia 10’ në Tiranë (FOTOT)

LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë tek ish-‘Farmacia 10’ në Tiranë (FOTOT)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera