Xhoana Kurti, konkurrentja e “Love Island” ka rrëfyer sonte një sekret të madh të sajin. Teksa ka nisur një lidhje me Arlindin, ajo ka treguar se është nënë e një djali dhe se partneri i saj ka ndërruar jetë kur ajo ka qenë shtatzënë në muajin e nëntë.
“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin. Bebi do të rritet me mua, me prindërit e mi dhe me vjehrrën time”, tha ajo, duke i habitur të gjithë.