Khloe Kardashian ka folur në lidhje me tradhtitë e Tristan Thompson në sezonin e 2 të “The Kardashians”. Në trailer Khloe tregon se u lëndua kur zbuloi se Tristan po priste një fëmijë me një grua tjetër . Akoma më tronditës ishte fakti që ajo dhe Tristan po përgatiteshin të kishin një fëmijë tjetër nëpërmjet një nënë surrogate. “Të kalosh atë që kalova ishte tepër e vështirë. Thjesht ndihem si një peshk brenda në akuarium”, tha Khloe.
Khloe dhe Tristan janë prindër të vajzës 4-vjeçare True dhe pak javë më parë u bënë prindër të një djali nga një nënë surrogate. Çifti ende nuk e kanë zbuluar emrin e djalit dhe as nuk kanë publikuar foto të tij në rrjetet sociale.