Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn… 03/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë? 03/02/2026
“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin… 03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit! 03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit 03/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Isida Mollaymeri: Dashuria çelësi i çdo arritjeje, ju tregoj për lulet që marr shpesh

22/07/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Isida Mollaymeri: Dashuria çelësi i çdo arritjeje, ju tregoj për lulet që marr shpesh

Baletin nuk e ndien thjesht si profesion, por stil jete, nëse shohim foto në plazh të Isida Mollaymerit. Ajo s’i shijon dot pushimet buzë detit apo pranë pishinës pa një demonstrim kërcimi me kolegët e saj. E preferuara e publikut në spektaklin e VIP-ave “Dancing with the Stars”, rrëfen për “Panoramën” pasionin për të bërë show mes miqsh, dashurinë dhe lulet që merr shpesh dhuratë…





Aq shumë foto poston në rrjetet sociale gjatë verës, sa duket sikur i kalon gjithë muajt e verës në plazh. Kaq gjatë pushon?

Sapo i kam nisur pushimet këtë verë, por deri tani kam bërë pushime vetëm me shoqërinë, herë në det e herë në pishina. Në fakt, unë gjithmonë bëj tre lloj pushimesh; me familjen gjithmonë, te motra në Itali, pushime ditore ose fundjavave me shoqërinë, dhe ato personalet, që janë shumë larg punës e jetës së përditshme të Tiranës, apo vendeve që unë frekuentoj gjatë dimrit.


Një balerinë si ti që luan me ajrin, sa e tërheq deti?

Oohhh shumë, shumë! Unë e dua shumë detin, dhe më shumë atë me rërë.

E konsumon alkoolin gjatë verës, dhe çfarë mund të kategorizoje si prishje të regjimit tënd personal?

Alkool kam shumë, po shumë kohë që nuk konsumoj. Prishje e regjimit për Isidën është gjumi tani në verë, pasi nuk është se fle shumë. Është dhe ushqimi pa hesap, por falënderoj Zotin që ma ka dhënë këtë luks të ushqehem dhe të mos shëndoshem.

Realizon shpesh numra baleti me bikini. Është e rrezikshme të performosh në ujë dhe në publik?

(Qesh) Unë e dua baletin për një mijë e një arsye. Njëra nga këto është fakti që kudo që jam, baleti ose një nga lëvizjet e baletit e bën më të bukur momentin që jetoj, apo foton që bëj. Ose e ndërthur me notin, ose nuk e lë trupin asnjëherë pasiv. Është vështirë t’i realizosh lëvizjet në ujë, po ato që mundem i bëj.

13339626_10209610240323664_4886949952148332171_n

Me pjesëmarrjen në “Dancing with the stars” ke bërë shumë fansa për vete. Cili është komplimenti që të bëjnë më shpesh?

Unë e dua shumë atë spektakël. E kam shumë për zemër dhe i gëzohem shumë faktit që më ndalojnë në rrugë zonja të moshës së mesme, dhe ato më të mëdha dhe më bëjnë komplimente nga më të ndryshmet. Por komplimenti që nuk mungon asnjëherë është që kërcej shumë bukur dhe që kam një trup shumë të bukur.

13620372_10209943759021423_8496808758361506189_n

Një balerinë mund të lakmohet shumë nga gjinia tjetër, ti je e plotësuar në dashuri?

Unë jam e dashuruar që në momentin kur kam ardhur në jetë. Jam e dashuruar me gjithçka që më rrethon. Dua gjithçka dhe këdo që është pjese e familjes sime, e shoqërisë sime dhe e jetës sime personale. Unë e them gjithmonë që dashuria është çelësi i çdo motivi lumturie, suksesi apo arritjeje të njeriut në jetën e tij.

Në rrjetet sociale mban rekord me foto, ndërsa merr lule dhuratë. Kush është dhuruesi?

Po, unë vdes për lule dhe marr shumë shpesh. Lulet e mia e kanë emrin dashuria më e madhe e më e pastër e jetës sime.

13434893_10209693214837975_7439915958301229387_n

Tags: Isida Mollaymeri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
Next Post
Eranda Libohova më seksi se kurrë me bikini

Eranda Libohova më seksi se kurrë me bikini








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera