Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Ismail Kadare: Ndihem keq ndaj shqiptarëve që më kritikojnë se s’mora Nobel

21/02/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Ismail Kadare: Ndihem keq ndaj shqiptarëve që më kritikojnë se s’mora Nobel

Në një intervistë për një gazetë franceze, Ismail Kadare ka folur për Nobelin në letërsi, për Bob Dylan, për letërsinë si tiraninë e tij të zgjedhur, për Tiranën e tiranëve në komunizëm, për letërsinë si lumturia e të bërit diçka të ndaluar, për kafenetë si vendet të urryera të diktatorëve që nuk duan vende ku flitet në intimitet, për kafe “Florën” e kafe “Vjenën” e dikurshme, e po ashtu edhe për kafe “Rostand” dhe mëngjeset kur ulet të shkruajë aty, në tavolinën që tanimë e ka zënë një çift. 





“Realizmi socialist pohonte se jeta e popullit është e mrekullueshme, por nuk është aspak”, thotë shkrimtari duke shkruar se “letërsia është një kërkesë e vazhdueshme, e pamëshirshme, tiranike, por një formë interesante e Tiranisë që e ke zgjedhur vetë”.

-E ke zakon të shkruash në rrëmujën e kafenesë dhe kjo nuk ju shqetëson? 


Jo, është një lloj rituali. Vij në mëngjes në orën 10.00 kur është disi më qetë. Ulem atje tek ajo tavolina e zënë (aty është tani një çift të dashuruarish). Shkrimi në këtë orë është bërë diçka e natyrshme për mua, ose marr shënime. Në vendin tim s’mund ta bëj këtë, sepse atje jam shumë i njohur dhe kureshtja e njerëzve të shqetëson për të shkruar.

– Që prej 4 mijë vjetësh thuhej se më parë ishte akoma më mirë. Pas gjithë këtyre librave, për ju letërsia është akoma më e lehtë?

Jo, njëlloj, veçse dëshira është më e pakët. Shumë gjëra janë thënë. Puna e një shkrimtari është të kuptojë se çfarë duhet të ruajë nga shkrimet e tij dhe çfarë të heqë. Veç një pjesë e botës njerëzore është me interes për letërsinë. Pjesa më e madhe e jetës njerëzore s’ka interes për t’u shkruar. Realizmi socialist pohonte se jeta e popullit është e mrekullueshme, por nuk është aspak.

– Le t’u kthehemi kafeneve. Diktaturat i mbyllin baret…

Veçanërisht kafenetë. Diktaturat nuk kanë frikë nga baret, sepse aty ka shumë zhurmë. Diktatorët kanë frikë nga vendet ku flitet në intimitet. Kur u ktheva nga Moska, 22-vjeçar, u habita. Kishte vetëm bare ku pihej birrë. Në Shqipëri, para diktaturës kishte shumë bare me emra romantikë si “Flora”, kafe “Vjena”… Por ato u zhdukën njëra pas tjetrës. Diktatorët kërkojnë të japin përshtypje se janë njerëz me kulturë, e po kështu edhe Enver Hoxha, por s’ishte aspak kështu.

– Pra, letërsia juve ju merr gjithë jetën?

Është një kërkesë e vazhdueshme, e pamëshirshme, tiranike, por një formë interesante e tiranisë që e ke zgjedhur vetë.

– Letërsia nuk është si morali. A arrin ju ta përbuzni atë?

Jo aspak, dhe është e çuditshme. Ju mund të lodheni nga ajo, të keni frikë nga ajo, por jo ta përbuzni.

– Ju keni shkruar nën diktaturën e Enver Hoxhës. A ishte e vështirë të shkruaje?

Jo, madje ishe i lumtur të bëje diçka të ndaluar. Letërsia e vërtetë është diçka jo normale, diçka që krijon çrregullin. Pjesa e popullit që mbështet regjimin është kundër jush. Pjesa tjetër të mbështet dhe ti je midis të dyjave. Është një lumturi e madhe, e pakrahasueshme! Letërsia nuk është morali. Ajo është elitiste, jo demokrate. Është e kundërta e ëndrrës së Maos, i cili donte që në Kina të çudiste botën dhe të prodhonin një milion shkrimtarë. Kjo do ishte një katastrofë e madhe për botën. Letërsia është e padrejtë. Ajo nuk e njeh barazitizmin.

– Ti jepje nobelin Bob Dylan-it ishte vallë një gjë e mirë apo absurde?

As njëra e as tjetra. Diçka mes të dyjave. Unë jam shkrimtar dhe siç mund ta keni vënë re, unë kam pothuaj një ide religjioze për letërsinë. Ajo ka një formë përjetësie, që e kapërcen gjuhën në të cilën është shkruar. Greqishtja e vjetër ka vdekur, por Homeri lexohet edhe sot. Vallë duhet shkuar deri tek muzika? Letërsia s’ka nevojë. Vallë Bob Bylan në fund të fundit a e pranoi këtë çmim?

– Po, por pa shkuar në Stokholm që ta marrë.(Kadare qesh)

– Çudi pse menduan për të?

Kjo mbetet mister. Por çmimi Nobel është diçka e bukur dhe shumë pozitiv. Ndjehem disi keq ndaj njerëzve të vendit tim, që më kritikojnë pse nuk e kam marrë. Si t’ua shpjegoj që kjo nuk varet nga unë…?/ Përktheu Gazeta Shqiptare

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
Next Post
FOTO/ Zgjimet e ëmbla të Monica-s, italianes që rrëmbeu zemrën e seks simbolit shqiptar

FOTO/ Zgjimet e ëmbla të Monica-s, italianes që rrëmbeu zemrën e seks simbolit shqiptar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera