Po shëtisje me bashkëshorten në parkun natyralistik të Vulci-t në Montalto di Castro në Itali, bashkë edhe me dy qenushët e tyre. Aty ndodhi papritur tragjedia. Një prej dy këlyshëve ra në një greminë 30 metra të thellë. Burri u mundua ta shpëtonte por humbi ekuilibrin dhe ra pas qenit para syve të gruas së tij. 41-vjeçari humbi jetën në vend. Ishte e shoqja që dha alarmin duke kërkuar ndihmën e shpejtë. U desh ndërhyrja me helikopter që të shkonin pranë tij, por kur mbërritën burri kishte vdekur./ revistawho.com








