Në kuadër të “Tirana Qyteti Evropian i Sportit”, edhe këtë vit si shumë vite radhazi, pjesë e aktiviteteve sportive të kryeqytetit do të jetë maratona e Tiranës. Në morinë e shumë pjesëmarrësve profesionist dhe entuziast të këtij sporti, iute, kompania estoneze fintech që operon në Tiranë do të përfaqësohet nga vrapuesja Luiza Gega.
Luiza është fituese e medaljes së arit në kampionatin Evropian dhe disa herë pjesë e finalistëve në gara të ndryshme në mbarë botën. Filozofia e saj është “Hidh hapa të vegjël çdo ditë për të realizuar ëndrra të mëdha”. Kjo filozofi i bashkohet më së mirë kompanisë iute e cila ofron shërbime që ndihmojnë konsumatorët për të krijuar plane financiare të qëndrueshme dhe komode.
Nëpërmjet këtij bashkepunimi iute dhe Luiza Gega synojnë të ndërgjegjësojnë publikun që ëndrrat janë më afër se duken. Bashkohuni në maratonën e Tiranës dhe bëhuni pjesë e eventit sportiv të vitit.








