Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk po nxitohen. Burime për Us Weekly tregojnë se dyshja ka vendosur të mos e emërtojnë marrëdhënien e tyre.
“Aktualisht po i lënë gjërat të rrjedhin dhe po bëjnë plane të takohen sa më shpesh përpara se ta bëjnë lidhjen publike. Ishte ideja e Benit që të kalonin disa ditë në Montana, një vend që ai e dashuron dhe kaluan shumë mirë atje në shoqërinë e njëri-tjetrin, pa presionin e të tjerëve”-tha burimi.
“Është e qartë që kanë rënë brenda, por nuk duan ta emërtojnë lidhjen e tyre sepse do krijonte shumë presion. Kur të vijë koha e duhur, mbase pas dy muajsh, do e bëjnë lidhjen publike dhe do dalin dorë për dore”-përfundoi burimi.








