Cristiano Ronaldo doli para shtypit për konferencën që zhvillohej para ndeshjes së radhës për “Euro 2020” kundër Hungarisë.
Sapo u ul largoi shishet e Coca-Cola që ishin vendosur mbi tavolinë dhe tha: Pini ujë.
https://youtu.be/MANZ9ZfKFhY
Kaq u desh që vlera e një prej kompanive më të famshme në botë të binte me 1.6%. Nga $242 miliardë vlera e saj shkoi në $238 miliardë.
Lajmi u bë i ditur nga përfaqësues të kompanisë që janë habitur nga rënia me 4 miliardë e fitimeve brenda pak orëve.
Cristiano ka folur shpesh për faktin që nuk i pëlqen promovimi i këtyre pijeve nëpërmjet sportit. Madje në intervista, ikona e futbollit është shprehur se acarohet me djalin kur konsumon ushqime me karbohidrate, gaz apo ngjyrues. Trupi për të është si një tempull./revistawho.com