Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja çfarë thonë rrudhat për karakterin tonë

13/07/2016
in Breaking News, Këshilla
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja çfarë thonë rrudhat për karakterin tonë

Me studimin e linjave në fytyrë (metoposkopi) që në shekullin e 17-të është marrë astronomi Richard Sanders. Në bazë të studimit shumëvjeçar ka ai ka dalë në përfundumin se rrudhat të cilat shfaqen në ballë kanë kuptim të madh në përcaktimin e karakteristikave të njeriut, ndërsa sipas interpretimit të këtij mistiku dhe astronomi, gjatësia, thellësia dhe forma e rrudhave në ballë po ashtu mund të ndihmojnë në parashikimin e së ardhmes së atyre që i kanë.





Numri i madh i rrudhave në ballë, simbolizon numrin e ndodhive dhe ndryshimeve në jetën e njeriut. Numri shumë i vogël i tyre, është shenjë e jetës së qetë në të gjitha fazat e jetës, transmeton Koha.net.

Nëse rrudhat ekzistuese papritmas fillojnë të ndryshojnë, lëshohen apo ngrihen, thellohen apo zgjerohen, ose papritmas zvogëlohen apo zhduken, kjo mund të nënkuptojë që njeriu është para ndonjë ndryshimi drastik në jetë, ndërsa kualiteti i ndryshimit të ardhshëm të jetës varet prej asaj se cila rrudhë e përjeton transformimin.


7 linjat e rrudhave: Karakteri “i shkruar” në ballë

1. Linja e Saturnit

Rrudha e vendosur në pjesën më të lartë të ballit, gati ngjitur me flokët i takon Saturnit, ndërsa shfaqet para viteve të mesme të jetës. Kur kjo rrudhë është e gjatë dhe e shprehur qartë, nënkupton karakterin të cilin e veçon fuqia e madhe e vëzhgimit, mendjemprehtësia dhe kujdesi. Kur është e shkëputur, nënkupton lakminë për para dhe prirjen e theksuar për t’u nervozuar. Nëse është e valëzuar, fytyra në të cilën gjendet i takon personit i cili është i gatshëm për të mashtruar.

2. Linja e Jupiterit

Linja e Jupiterit gjendet menjëherë nën atë të Saturnit. Kur është e drejtë dhe e theksuar qartë tregon ndershmërinë dhe drejtësinë e personit, në ballin e të cilit gjendet. Ai që ka këtë rrudhë, sipas teorisë së Sandersit, do të përjetojë fat të madh dhe do ta ketë rastin të pasurohet në mënyrë të ndershme. Po ashtu, nëse rrudha e Jupiterit është më e gjatë se ajo e Saturnit, është shenjë e pasurisë, krenarisë së theksuar dhe religjionit të personit të caktuar.

3. Linja e Marsit

Rrudha e tretë i takon Marsit. Personi tek i cili kjo rrudhë është e qartë, e gjatë dhe shtrihet përmes tërë ballit, është jashtëzakonisht i guximshëm dhe gjithmonë i gatshëm të luftojë për synimet e veta. Në rastin kur rrudha është e shkëputur, fjala është për një person shumë mëdyshës, ndërsa kur është e valëzuar, pronari i saj është qejfli dhe ka sjellje të lirë.

4. Linja e Diellit

Rrudha e katërt gjendet sipër vetullës së djathtë dhe i takon Diellit. Nëse është e theksuar qartë dhe shtrihet deri te pothuajse qendra e ballit, paraqet një individ shumë ambicioz i cili rezonon në mënyrë të shëndetshme. Po ashtu, kjo rrudhë tregon edhe realizimin e ambicieve dhe sukses në të gjitha planet. Nëse është e shkëputur, është simbol i egoizmit dhe i dëshirës së tepruar për para. Linja e valëzuar e Diellit, zbulon që ai person i cili e ka në ballë është i prirë për zili dhe ligësi. Kryqëzimi i kësaj rrudhe me një tjetër, është shenjë e pasurisë dhe prestigjit.

5. Linja e Hënës

Rrudha e pestë është linjë e Hënës, ndërsa gjendet mbi vetullën e majtë. Nëse është e shprehur qartë dhe e drejtë, është shenjë që personi i cili e ka do të udhëtojë shumë në vendet e largëta. Kjo rrudhë është karakteristike për njerëzit me imagjinatë jashtëzakonisht të zhvilluar. Nëse është e shkëputur, bëhet fjalë për një person tekanjoz, ndërsa nëse është e valëzuar tregon mosrespektin e atij që e ka. E kryqëzuar me rrudhë tjetër është shenjë e lumturisë.

6. Linja e Venerës

Linja e gjashtë i takon Venerës, ndërsa shtrihet në mes vetullave. Nëse është e qartë dhe e drejtë nënkupton emocione dhe lumturi në dashuri. Sa më e hollë është rrudha nënkupton që aq më i ndjeshëm dhe i ëmbël është ai që e ka, transmeton Koha.net. Nëse është e valëzuar, nënkupton sukses i cili do të arrihet me shumë përpjekje. Nëse është e ndërprerë nënkupton zhgënjim në dashuri dhe ndërrimin e shpeshtë të partnerëve.

7. Linja e Merkurit

Linja e shtatë mban emrin e Merkurit, gjendet menjëherë mbi hundë, menjëherë nën linjën e Venerës. Nëse është shumë e shprehur dhe kthehet në të majtë është shenjë e fatit të keq, ndërsa e përkulur në të djathtë është shenjë e fatit të mirë. Ata të cilët në vend të një rrudhe të tillë në mes syve kanë tri rrudha më të vogla e të drejta, janë spiritual dhe elokuent në karakterin e vet. Në rastin kur ekzistojnë më shumë se tri rrudha, bëhet fjalët për dikë të paqëndrueshëm dhe shpesh është i prirë ndaj dredhive dhe mosrespektit. Më shumë se tri rrudha të ndërprera në mes syve karakterizojnë llafazanin i cili pëlqen të shfrytëzojë të tjerët dhe potencialisht është i prirë ndaj aktiviteteve të paligjshme.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
Fansja i “zë prit” Adrian Gaxhës

Fansja i "zë prit" Adrian Gaxhës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera