Penelope Cruise di si të bjerë në sy, qoftë për pamjen e saj gjithmonë të freskët por edhe për stilin klasik. Kështu dhe kjo e hënë nuk ishte ndryshe nga të tjerat për Penelope Cruize që u shfaq kaq simpatike në New York City. Aktorja kishte veshur nje fustan te zi klasik dhe një të tjetër të zi të printuar me pupla shumëngjyrëshe. 41-vjecarja mori pjesë në Carolina Herrera’s në javën e modës në New York ku u fotografua krah të gjigandeve si Anna Wintour e Grace Coddington. Penelope në këtë event erdhi e vetme, pa bashkëshortin, aktorin Javier Bardem, i cili me siguri në mungese të nënës, kujdesej për djalin Leonardo 4 vjec dhe vajzën Luna, vetëm 2 vjec.
Discussion about this post