Lajmeve të shumta rreth pritjeve të ëmbla i shtohet edhe këngëtari amerikan Jason Derulo. 31-vjeçari do të bëhet baba dhe lajmin e ka mbajtur për disa muaj të fshehtë. Ishte vetë Derulo që zbuloi se ai dhe partnerja e tij, modelja Jena Frumes po presin të bëhen prindër.
Këngëtari publikoi një video ku ai së bashku me modelen 27-vjeçare shfaqen duke bërë një xhiro në plazh e më pas Derulo ulet në gjunjë dhe i puth barkun e rrumbullakosur partneres.
Frumes duket në muajt e fundit të shtatzënisë dhe duket se sot kanë parë ditën e përshtatshme për ta ndarë këtë lajm me të gjithë. “Nuk mund të isha më i lumtur se kaq për këtë kapitull të ri të jetës”-shkroi Derulo krah videos ndërsa modelja u shpreh e lumtur që së shpejti ata do të bëhen mami dhe babi.
View this post on Instagram








