Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-banorja e Big Brother në pritje të ëmbël: Po marr atë që doja më shumë! 18/07/2025
“Mendoja se isha e shëmtuar”, Rita Ora flet hapur për periudhën më të errët të jetës 17/07/2025
CEO i martuar kapet mat në një moment intim gjatë koncertit të Coldplay, dhe videoja po çmend rrjetin! 17/07/2025
“Princesha ime”/ Mevlani ndan për herë të parë foton e të bijës 17/07/2025
Do largohet nga muzika? Ariana Grande thyen heshtjen 17/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ja dhe shpjegimi se përse gratë duan burra gjithmonë e më të gjatë

11/02/2022
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja dhe shpjegimi se përse gratë duan burra gjithmonë e më të gjatë

Shkencëtarët e Universitetit të Utah, janë përpjekur të japin një shpjegim domethënës përse vajzat preferojnë djemtë e gjatë, më shumë sesa ata të shkurtër. Sipas profesorit të biologjisë, David Carrier që merret edhe me çështjen e evolucionit, një nga arsyet pse gratë i shohin burrat e gjatë si më tërheqësit është se lartësia më e madhe është e lidhur shpesh me shëndetin, dominimin social dhe inteligjencën. Megjithatë, në qoftë se gratë preferojnë burra të tjerë, nuk do të ishte edhe aq e vërtetë. “Nga perspektiva e teorisë së përzgjedhjes seksuale, femrat i preferojnë meshkujt më të fuqishëm, sepse mund t’i mbrojnë femrat dhe fëmijët e tyre nga meshkuj të tjerë”, tha ai.





Burrë i gjatë, grua mesatare

Te vajzat është krijuar bindja që në momentin e zgjedhjes t’i pëlqejnë burrat e gjatë, të cilët janë më të suksesshëm kur bëhet fjalë për aktivitet që bazohen në kondicion dhe fuqi. Ndërkaq, ka edhe ekspertë të tjerë të cilët thonë se zgjedhja e djemve të gjatë nga vajzat, është për faktin se gjatësia sugjeron se ata kanë gjene më kualitative.


Po femrat e shkurtra…

Burrat shtatlartë martohen më shpesh me gra më të shkurtra se vetja. Gratë shtatshkurtra e arrijnë më shpejt pjekurinë seksuale dhe lindin më parë. Ekipi i shkencëtarëve britanikë, i kryesuar nga Daniel Nettle, pasi studioi mijëra vetë, arriti në përfundimin se numri i burrave me gjatësi 183 centimetra që ishin bërë baballarë, ishte më i madh se i atyre me gjatësi 177 centimetra. Po kështu, gjatë kësaj kohe, martesat më të suksesshme e me më shumë fëmijë i kanë pasur gratë me shtat deri në 162 centimetra. Sipas parashikimeve, në 50 vitet e ardhshme, mesatarja e shtatit të tyre do të rritet edhe 5 centimetra të tjerë. Pra, nga pikëpamja e evolucionit njerëzor, shtatlartët mendohet se janë më progresivë’. Antropologu polak, Jogisllav Pavllovskij, shkon edhe më tutje. Në bazë të studimeve që ka kryer, ai ka arritur në përfundimin se që jeta e një çifti të shkojë sa më mbarë, burri duhet të jetë më i gjatë se bashkëshortja e tij./revistawho.com




Tags: burradjemgjatesia e trupitgravajza
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Cila nga 5 arketipet femërore je ti? 
Jetë

Cila nga 5 arketipet femërore je ti? 

06/07/2025
Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një alternativë për duhanpirësit e rritur
Jetë

Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një alternativë për duhanpirësit e rritur

05/07/2025
Të rinjtë në Ballkan bashkojnë forcat kundër ekstremizmit të dhunshëm!
Lajme

Të rinjtë në Ballkan bashkojnë forcat kundër ekstremizmit të dhunshëm!

30/06/2025
5 mënyra për t’i bërë të hënat të duken si të premte!
Jetë

5 mënyra për t’i bërë të hënat të duken si të premte!

29/06/2025
Gjërat më të çuditshme që bëjmë kur jemi vetëm, dhe askush nuk na sheh
Jetë

Gjërat më të çuditshme që bëjmë kur jemi vetëm, dhe askush nuk na sheh

24/06/2025
Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!
Jetë

Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!

18/06/2025
Next Post
Seher arratiset sërish prej Jamanit, nesër në “Amaneti”

Seher arratiset sërish prej Jamanit, nesër në “Amaneti”







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera