Hiti i fundit i këngëtares Dafina Zeqiri, “Na”, pak ditë pas lansimit, ka arritur të shndërrohet në hit, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në Kinë. Gazeta Express, ka siguruar një video ekskluzive, ku dëgjohet refreni i bashkëpunimit “Na” të Dafina Zeqirit me grupin Kaos, t’i argëtojë të rinjtë në një klub nate në Shangai të Kinës. “Na”, një javë pas lansimit numëron mbi 2 milionë shikime në Youtube.