Princi William dhe Kate Middleton do të udhëtojnë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Awards.
Princesha Kate ka përgatitur veshjen e saj për turin e saj të ri, i cili do të jetë elegant dhe i përsosur për çdo rast. Por, mes kombinimeve që do të vendosë në bagazhin e saj, duhet të ketë edhe një kostum të zi për një arsye të rëndësishme. Kostumi i zi duhet për ta veshur në rast se një anëtar i familjes mbretërore vdes. Mirëpo, në këtë rast, paraqitja e radhës e princeshës duhet të jetë me të zeza, kudo që ajo të jetë.
Ndoshta ky rregull iu imponua anëtarëve të familjes mbretërore, sepse mbretëresha e ndjerë Elizabeth II nuk kishte një fustan zie me vete kur babai i saj mbreti George VI ndërroi jetë në vitin 1952. Elizabeth ishte në Kenia me të shoqin, princin Philip. Kështu asaj iu desh të kthehej në Angli pa u veshur me të zeza dhe pasi kishte mësuar lajmin tragjik. Prej asaj kohe, u vendos ky rregull.








