Nuk ka ndjesi më të mirë se të shtrihesh në shtrat me mbulesa të pastra, por shumë prej nesh e dimë se nuk i ndërrojmë ato mjaftueshëm.
Megjithatë, një ekspert i lavanderisë ka zbuluar se të flesh në mbulesa të papastra mund të jetë më keq se që e mendojmë.
Mary Marlowe Leverette, një eksperte e lavanderisë, thotë se të flesh në një shtrat të papastër mund të jetë mjaft keq për shëndetin tonë, transmeton Gazeta Express.
Duke folur për ATTN, ajo tha: “Gjatë gjumit, ne vazhdojmë të djersitemi dhe të lëshojmë yndyra trupore. Është e mundshme që në shtrat të bie pështymë, urinë dhe lëngje gjenitale. Nëse mbulesat nuk lahen shpesh, ato mund të ju infektojnë”.
Mary shtoi se duke evituar larjen e rregullt të mbulesave, papastërtia mund të infektojë edhe pjesë të tjera të shtratit. Ajo thotë se për të evituar problemet shëndetësore, mbulesat duhet të ndërrohen çdo javë.