Aktori karizmatik i “Apartamentit 2XL” tregon rrugëtimin e tij 5 vjeçar të suksesit për publikun. Madje përmes një postimi ai ironizon edhe famën e këngëtareve shqiptare të cilët mund ta arrijnë për 24 orë, por ai ka zgjedhur rrugën e duhur, këmbënguljen për tu bërë artistë. Ja çfarë shkruan: Po ju them një sekret. Para 5 vjetësh nuk më njihte askush dhe ëndërroja një ditë të bëhesha aktor i famshëm. Në fb kisha 120 friendsa dhe femrat nuk ma pranonin friend requestin(as shoqet e klasës biles). Punoja kamarier ose banakier ku të mundja, dhe lekët mezi më dilnin për kafe dhe për cigare. Sot, mu bënë 100 mijë like në fanpage. E di që në botën që jetojmë nuk janë asgjë…ka këngëtare në Shqipëri që kaq i bëjnë në ditë, por për mua është shumë domethënëse, SEPSE nuk kam blerë asnjë. Janë të gjithë njerëz të vërtetë. Nuk di si t’ju falenderoj tamam. SEKRETI është ky(ai që do ju thosha në fillim)… Sa më shumë njerëz t’ju thonë të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja….aq më shumë duhet të këmbëngulni…..nuk ka asgjë që nuk realizohet…..kur ja dola un (një copë student nga Saranda me 1 mijë lekë të vjetra në xhep) PATJETER që mund t’ia dalësh dhe ti…”, shkruan Albano.