Unaza është rrethi i pathyeshëm i cili simbolizon përjetësinë. Ajo përdoret për të simbolizuar një lidhje e cila nuk do të marri fund kurrë. Por në rastin e të famshmëve unaza nuk është thjesht një simbol. Dizajni i veçantë dhe shumat marramendëse të cilat shpenzojnë e tregojnë më së miri këtë. Ja si duken disa nga unazat e fejesës së femrave të njohura të televizionit.
Paris Hilton u fejua në fillim të Vitit të Ri, me aktorin Chris Zylak unaza e saj e mrekullueshme kushtoi 2 milionë dollarë dhe është marrë nga shkëmbi Aspen në Kolorado.
Prince Harry dhe Meghan Markle në nëntor të 2017 njoftuan për lidhjen e tyre pas takimit për më shumë se një vit. Unaza e saj përmban një gur të prerë në formë katrori të rrethuar nga dy diamante, nga koleksioni personal i princeshës Diana.
Ciara dhe bashkëshorti i saj, Russell Wilsone bënë publike lidhjen e tyre në mars 2016. Nëpërmjet një video super të bukur ajo ndau me ndjekësit e saj momentet nga propozimi. Unaza ishte me një diamant prej 16 karatësh. Çifti u martua në korrik 2016 në një kështjellë në Angli.
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u takuan për herë të parë në filmin “The Last Song” në vitin 2009. Çifti në vitin 2012 konfirmuan për lidhjen e tyre disa vjeçare. Hemsworth zgjodhi një unazë të mrekullueshme prej 3.5 karatësh ‘Neil Lane’ për të fejuaren e tij.
Kanye West i propozoi yllit të ‘reality show’, Kim Kardashian në San Francisko në vitin 2013. Ai shkoi në ‘Lorraine Schwartz’ për të hartuar unazën prej 15 karatësh diamanti.
Unaza e Kate Middelton ndoshta është unaza e fejesës më e famshme në botë. Princi William dhe Kate u fejuan në vitin 2011 dhe unaza e saj 12 karatëshe ishte e njëjta unaze me të cilën Princesh Diana u fejua me princin Charles.
Unaza e Beyonce është ajo e cila thyen rekordin dhe kushton 5 milion dollarë. Unza 12 karat e këngëtares që në vitin 2008 është unaza më e kushtueshme e botës së ‘showbiz’-it.