• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ja si e trajtojnë stafin e tyre Angelina dhe Brad Pitt

Brad Pitt dhe bashkëshortja e tij Angelina Jolie, të cilët janë prindër të 6 fëmijëve, kanë pas vetes një numër të madh njerëzish që kujdesen për ta.

Por ndryshe nga ç’kemi dëgjuar zakonisht për raportet mes të famshmëve dhe njerëzve që punojnë për ta, rasti konkret është shembull për të gjithë.

Së bashku, ata përpiqen të kujdesen në mënyrë të veçantë për stafin e tyre duke i shpërblyer për punën e vështirë.

Një burim i afërt me familjen ka thënë: “Ata kanë një staf të madh, kështu që përpiqen të jenë sa më të mirë me ta pasi punojnë me orë të zgjatura. Brad gjithmonë iu blen shishe me shampanjë për ditëlindje ndërsa Angelina bashkë me fëmijët shkruajnë kartolinat e urimeve”.

staf2

Leave a Reply