Edhe pse e fali atë, Seher sërish i shmanget Jamanit sa herë i afrohet. Në shtëpi krijohet një atmosferë më e ngrohtë tani që Seher dhe Jaman janë pajtuar. Seher i kërkon kohë Jamanit që të mos flenë bashkë, por Jusuf kërkon t’i bashkojë dhe bën një plan. Dujgu sheh makthe në ëndërr dhe Ali i qëndron pranë. Jaman i kërkon Seherit të flenë bashkë, por asaj i kujtohet çfarë ai bëri dhe nuk pranon.