Teksa përgatit surprizën për Jamanin, Seher tërheq vëmendjen me lëvizjet e saj të çuditshme. Xhanan përfiton nga kjo situatë që të hedhë dyshime mbi Jamanin me fjalët e saj. Dujgu dhe Ali vazhdojnë operacionin e tyre e ndërkohë afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Jaman kupton që Seher po fsheh diçka dhe i kërkon ta ndajë me të. Seher e siguron që ajo nuk i fsheh asgjë dhe i kërkon që të ketë besim tek ajo.