Seher kupton që Jaman ka diçka dhe e përlotur i kërkon t’i tregojë. Jaman nuk mund të mbajë më veten pas dyshimeve dhe e kap me forcë nga krahu. Fikret e sheh këtë skenë dhe i shkon Seherit në ndihmë duke i thënë Jamanit ta lëshojë. Në këtë moment Jaman nuk duron më dhe godet Fikretin duke e hedhur në tokë. Të gjithë mbeten të shokuar. Fikret largohet nga shtëpia ndërsa Seher i kërkon llogari Jamanit.







