Wanda Nara prej javësh ka trazuar rrjetin. Është thënë se ajo është shtruar në një spital në Buenos Aires për t’u kuruar për leucemi.
Në një intervistë me ndjekësit së fundmi është pyetur për temën.
Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”, e pyeti një ndjekës.
Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”.
Sa i përket lajmeve se është me leucemi ajo gjithashtu tha dy fjalë.
Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër.”