Aktori i famshëm i filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, do të vizitojë Kosovën. Ardhjen e tij po e mundëson një kompani zvicerane e orëve, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një video.
Për ardhjen e aktorit ka shkruar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Van Damme shpeshehrë ka deklaruar se ka shumë miq shqiptarë, artistë e sportistë, madje bëri shumë herë edhe shqiponjën si shenjë respekti.








